Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Oscar-ët që u shitën për 3 milionë dollarë Empty Oscar-ët që u shitën për 3 milionë dollarë

Sat 3 Mar 2012 - 13:51
Oscar-ët që u shitën për 3 milionë dollarë 01-LA-KULTUR-OscarNë shtëpinë e ankandit “Nate D. Sanders” në Los Angeles, është prezantuar një koleksion prej 15 statujave të çmimit Oscar, që janë shitur për 3 milionë dollarë. Këto statuja kanë dalë në ankand dy ditë pas ndarjes së çmimeve Oscar, edicionit të 84 të ngjarjes më të madhe të industrisë së filmit në botë.

Organizatorët e Oscar-it nuk janë pajtuar me shitjen e këtyre statujave, ku njëra kga to i ishte ndarë Herman Mankieëicz për seknarin më të mirë të filmit “Citizen Kane” në vitin 1941. Statuja e këtij Oscari është shitur me çmimin më të lartë në këtë ankand, duke kapur shifrën 588.455 dollarë, i cila po ashtu konsiderohet si çmimi më i lartë deri më tani për një statuj.

Statuja e çmimit për fotografinë më të mirë të filmit “Cavalcade” i vitit 1933, i cili konsiderohet çmimi i dytë më i lartë është shitur për 332.165 dollarë. 301.973 dollarë është shitur statuja e çmimit fotografia më e mirë për filmin “Skippy” i vitit 931. Çmimi për fotografinë më të mirë në vitin 1941 i filmit “How Green Was My Valley” është shitur për 274.520 dollarë.

“Njerëzit vazhdojnë të jenë të tërhequr për magjinë e filmave dhe dukeshin jashtëzakonisht entuziastë për të pasur një Oscar të tillë”, ka thënë njëri nga organizatorët e këtij ankandi nga shtëpia “Nate D. Sanders” Akademia e Arteve filmike dhe Shkencave, e cila organizon çmimet Oscar, kishte dënuar shitjen.

”Akademia, anëtarët e tij dhe shumë artistë të filmit që kanë fituar çmimet Oscar besojnë se Oscar, i cili fitohet nuk mund të ketë një çmim për shtije”, ka thënë njëri nga anëtarët e kësaj akademie për gazetën “La Times”.
”Fatkeqësisht, për shkak se marrëveshja me fituesit për mosshitje nuk ishte krijuar deri në vitin 1950, tashmë ne nuk kemi asnjë mjet ligjor për ndalimin shitjes së këtyre statujave të veçanta”, shtoi ai.
/knninfo/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi