Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Regjistrimi i anuluar nuk do të ndodh në vitin 2012 Empty Regjistrimi i anuluar nuk do të ndodh në vitin 2012

Sat 3 Mar 2012 - 17:31
Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni që duhej të zhvillohej nga 1-15 prill të vitit të kaluar ishte anuluar për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Megjithatë, ai kishte filluar nga 1 tetori por përfundoi para kohe më 11 tetor, pasi kishin dhënë dorëheqje kolektive të gjithë anëtarët e Komisionit shtetëror të regjistrimit, për shkak të mos aplikimit siç duhej të Ligjit të regjistrimit, që nuk do ta tregonte pasqyrën reale të popullatës dhe amvisërive në Maqedoni.

Gjatë këtij viti nuk do të ketë regjistrim për popullsinë, kanë njoftuar burime qeveritare, pasi konsiderohet se do të duhet më shumë kohë që të ndodhë një gjë e tillë.

Regjistrimi i ndërprerë është anuluar tërësisht, ndërsa janë shkatërruar edhe të gjitha fletët e regjistrimit siç i parasheh ligji për informacione të klasifikuara. Shpenzimet e bëra për regjistrimin shkojnë në llogari të Statistikës.

Në raportin e progresit të eurodeputetit Richard Howitt ishte parashikuar që regjistrimi të ndodhë sërish në fund të vitit 2012, por kjo sipas burimeve qeveritare nuk do të ndodhë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi