Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Pendarovski: Gruevski e Ahmeti të pinë nga një çaj në Çarshi Empty Pendarovski: Gruevski e Ahmeti të pinë nga një çaj në Çarshi

Sun 11 Mar 2012 - 23:49
Këshilltari i dy ish presidentëve për çështje të sigurisë, Stevo Pendarovski është i mendimit se politikbërja në Maqedoni me vite të tëra i kanë lënë pas dore marrëdhëniet ndëretnike.
Sipas tij, pas vitit 2002 e këndej te partitë politike maqedonase është krijuar përshtypja se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit do të rregullohet gjithçka në Maqedoni.
“Por, ky është një vlerësim i gabueshëm dhe i papranueshëm. Politikanët në Qeveri duhet të kuptojnë se ka jetë të mirë dhe zhvillim ekonomik kur ka marrëdhënie të mira ndëretnike.
Sfera e marrëdhënieve ndëretnike nuk është matematikë. Asnjëherë nuk i kemi parë Ahmetin dhe Gruevskin të pinë kafe apo çaj në Çarshi apo diku tjetër.
Ata dy takohen rrallë dhe vetëm kur ndodh diçka e madhe. Njerëzit e parë të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së duhet së paku dy herë në javë të takohen. Integriteti i institucioneve të shtetit është shumë i rëndësishëm.
Ato duhet të jenë të pavarura dhe të veprojnë në mënyrë të paanshme, duke mos bërë dallime etnike”,thekson për“Zhurnal plus” Pendarovski.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi