Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse gratë qajnë fare kollaj Empty Pse gratë qajnë fare kollaj

Wed 14 Mar 2012 - 19:00
Një djalë i vogël pyeti nënën e tij, "Pse po qan?" "Sepse unë jam një grua", iu përgjigj ajo atij."Unë nuk e kuptoj," tha ai. Mami i tij vetëm e përqafoi atë dhe i tha, "Dhe ju kurrë s'keni për ta kuptuar."Më vonë djali i vogël e pyeti babanë e tij, "Pse nëna qan pa asnjë arsye ?""Të gjitha gratë qajnë pa arsye", ishte e gjithë përgjigjia që babi mund t'i thoshte të birit.Djaloshi i vogël u rrit dhe u bë burrë një ditë, dhe ende pyet pse femrat qajnë pasi nuk e ka gjetur përgjigjen akoma.Së fundi ai vendosi të flasë me Zotin. Kur Perëndia pranoi telefonatën, ai e pyeti: "Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?"Perëndia tha: "Kur kam bërë gruan ajo duhej të ishte e veçantë.Unë bëra supet e saj aq të forta sa të mbajnë peshën e botës,

të buta por të mjaftueshme për të dhënë rehati.

I dhashë një forcë të brendshme të durojë lindjen e fëmijës dhe refuzimin që shumë herë vjen nga fëmijët e saj.

I dhashë asaj ngurtësinë që e lejon atë për të vazhduar, kur çdokush tjetër heq dorë, dhe të kujdeset për familjen e saj nëpërmjet sëmundjes dhe lodhjes por pa u ankuar.

I dhashë asaj ndjeshmëri dhe dashuri për fëmijët e saj në çfarëdo lloj rrethane, edhe kur fëmija i saj e ka lënduar atë shumë keq.

I dhashë forcë të durojë burrin e saj për gabimet që ai mund të bëjë dhe modelin nga brinja e tij për të mbrojtur zemrën e tij.

I dhashë urtësi për të kuptuar se një burrë i mirë kurrë nuk lëndon gruan e tij, por nganjëherë ai provon pikat e forta të saj dhe i jep asaj vendosmëri për të qëndruar pranë tij.

Dhe së fundi, unë i dhashë asaj një lot për të derdhur. Kjo është posaçërisht, ekskluzivisht për të, që ta përdorurë sa herë që është e nevojshme. "

"E shikoni djali im", thotë Zoti, "bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, në figurën që ajo mbart, apo në mënyrën se si i kreh flokët e saj.

Bukuria e një gruaje duhet të shihet në sytë e saj, sepse kjo është porta për të hyrë në zemrën e saj, pasi atje është vendi ku Dashuria banon "
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pse gratë qajnë fare kollaj Empty Re: Pse gratë qajnë fare kollaj

Sat 31 Mar 2012 - 20:52
Sepse jemi me te ndjeshme edhe ne krahasim me mashkullin ne shprehemi me lehte dhe tregojme si ndihemi qofte me lot,me britma etj
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi