- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Dell: Korrupsioni po bënë kërdi në Kosovë
Fri 30 Mar 2012 - 16:02
e Premte, 30 Mars 2012 15:30
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Christopher Dell ka
shfrytëzuar ceremoninë e diplomimit të kandidatëve të suksesshëm të
Institutit Gjyqësor të Kosovës për gjyqëtarë dhe prokurorë për të
mbajtur një fjalim 20 minutësh dhe kogja të ashpër për çështjen e
korrupsionit në vend. Ai qysh në fillim të fjalimi të tij tha se kësaj
radhe ka vendosur të flas seriozisht për këtë çështje.
Dell ka akuzuar spektrin politik në vend se nuk po bëjnë asgjë për ta
luftuar këtë dukuri, madje sipas tij disa nga ata edhe po e fshehin
korrupsionin për të thënë edhe janë vetë pjesëmarrës në këtë çështje
duke punësuar familjarët e tyre dhe duk dhënë tenderë për interesa
personale.
‘Qëndrimi ndaj korrupsionit duhet të ndryshoj. Nuk mund të qëndrojë
botëkuptimi se ‘Është korrupsion vetëm kur e bënë dikush tjetër’. Të
gjithë anëtarët e partive politike bëjnë me gisht nga njëri tjetri duke
thënë se ata janë të korruptuarit. Por, disa prej tyre që bëjnë me gisht
janë po aq të gatshëm të mbushin kutitë e votimit, t’ua gjejnë
anëtarëve të familjeve të tyre ndonjë vend të mirë pune në Qeveri dhe
t’ua mundësojnë miqve të tyre marrjen e kontratave të leverdishme
afariste kur kjo gjë është në interesin e tyre. Më lejoni të jem i qartë
nuk po përjashtoj asnjë parti nga ky pohim”, ka thënë Dell.
Sipas tij asnjë investitor i huaj nuk do të dëshironte që të investojë në një vend që sipas tij korrupsioni po bënë kërdi.
‘Në të vërtet nganjëherë dijenia për veprimtaritë korruptive mbahet
me qëllim e fshehtë në mënyrë që kushdo që ta ketë informatë mund ta
përdorë si ‘policë sigurimi’, një praktikë po aq e neveritshme”, është
shprehur mes tjerash Dell.
Ai nuk la pa akuzuar edhe mediat duket thënë se shpesh ka praktika
kur gazetarët marrin para për të shkruar një artikull të caktuar.
‘Te gjithë kemi dëgjuar për raste kur gazetarët janë paguar për të
botuar artikuj të cilët promovojnë ose sulmojnë individë apo
institucione në ndjekje të agjendave të tyre private. Për më tepër
gazetat dhe mediat tjera shpesh janë pronë e individëve që kanë interesa
të fuqishme politike personale dhe përdorin mjetet e tyre të shtypit
për ta shpërndarë çfarëdo ngjarje sensacionale që do të çojë përpara
kauzën e tyre dhe jot ë vërtetën. Përveç kësaj dëgjojmë shpesh që
ndërmarrjet mediatike në Kosovë kanë shmangur pagesën e tatimeve”, ka
thënë Dell./indeksonline/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi