Vërtetohet, ana e majtë e fytyrës është më e bukur
Wed 25 Apr 2012 - 13:43
A e dini se cila anë e fytyrës suaj është më atraktive? Herën tjetër kur të pozoni kthehuni pak nga ana e djathtë ku në pah del pjesa e majtë e fytyrës dhe do të shikoni se do të dukeni më mirë.Hulumtuesit vërtetojnë se në mënyrë estetike ana e majtë e fytyrës është më atraktive dhe tregon emocione më intensive dhe për këtë arsye është më tërheqëse.Për të arritur këtë përfundim, profesori i psikologjisë James Sikrilo ka fotografuar 10 meshkuj dhe 10 femra. Më pas kanë bërë fotografi nga ana e djathtë dhe e majtë e fytyrës. Më pas kanë ftuar 37 vullnetarë që të vlerësojnë fotografitë dhe shumica kanë pëlqyer fotografitë ku është shfaqur ana e majtë e fytyrës.
“Rezultatet tona tregojnë se pjesa e majtë e fytyrës është më e këndshme dhe më atraktive për tu pare”, tha Sikrilo në një njoftim. Ai po ashtu këshillon që edhe meshkuj edhe femrat të kthehen pak nga ana e djathtë kur të pozojnë dhe kështu do të duken më bukur.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi