- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Shpirti i mamase se vdekur eshte ende ne shtepi
Tue 22 May 2012 - 17:27
Kur televizori i Nicola Ford u hap vetvetiu e nemenyre te pashpjegueshme ne mes te nates, ajo pranon qe u terrorizua.
Megjithate tani, ngjarjet e cuditshme ne shtepine e saj ne Brentwood jane bere nje burim konforti per te dhe nuk ndihet me aspak e frikesuar.
Pervec incidentit te cuditshem me televizorin, kane ndodhur edhe gjerate tjera te cuditshme, si per shembull jane gjetur pupla te bardha te vendsura me kujdes rreth shtepise se Nicola-s dhe aroma e nje parfumi qe ajo nuk e perdor shpesh ndjehet me shume ne ajer.
Nje here nje qiri ra ne menyre te mistershme, edhe pse ishte i vendosur fort ne nje mbajtese qirinjsh;, nderkohe nje cift me engjej xhami ne dhomen e saj jane rrotulluar gjate dites, edhe pse dera ka qene e mbyllur.
Ajo gjithashtu sheh hije te cuditshme me bisht te syrit.
Megjithate, edhe me gjithe gjerat qe jane duke ndodhur, Nicole nuk mendon qe shtepine e saj e ka pushtuar nje shpirt keqdashes. Ajo mendon qe eshte vetem mamaja e saj e vdekur Hazel qe po kujdeset per te.
"Fantazmat per mua jane te tmerrshem dhe te keqinj," - tha 36 vjecarja.
"Megjitate ka edhe te mire, si puna mamase time qe thjesht do te me tregoje qe ajo eshte aty per mua."
"E verteta eshte qe mamaja ime ishte shume spirituale dhe besonte ne shpirtrat dhe kjo me ben te mendoj qe eshte ajo."
Nicola e cila jeton ne Hutton Drive, ne Hutton, shtoi: "Mua me duket konfortuese. Nuk eshte ndjesi e keqe; nuk eshte se kam gjera qe fluturojne neper shtepi dhe tentojne te me godasin."
"Jane vetem gjera qe levizen neper shtepi. Dhe nese nuk eshte mamaja ime, atehere eshte dikush tjeter qe thjesht do te me beje te ditur qe eshte aty."
Nicola ka jetuar ne shtepine e saj aty per pothujse nente vjet, por eksperienca e saj paranormale ka filluar vetem mbas vdekjes se mamase se saj, e cila vdiq ne moshen 63 vjecare ne korrik te vitit 2008.
Gjera te cuditshme i kane ndodhur edhe djalit te saj Robbie i cili eshte 16 vjec, siedhe mases se saj 6 vjecare Fifi.
"Kur mamaja ime vdiq, Robbie perjetoi disa eksperienca negative." - tha Nicola.
"Ai pa disa gjera te frikshme ne dhomen e tij, si per shembull fytyren e gjyshes qe shkonte drejt tij dhe me pas kthehej ne nje fytyre te frikshme."
"Persa i perket maces, ajo gjate gjithe kohes eshte duke pare ap ndjekur dicka qe ne nuk mundemi ta shohim."
Nicole shtoi: "Ajo cfare po dodh ketu eshte paranormale. Une nuk mund te shpjegoj se si jane duke ndodhur keto gjera."
Kur forografi do te bente nje foto te Nicola-s, 'flashi' i aparatit te tij nuk punonte./info.al/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi