Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

"Grimca Zot? Nëse vërtetohet e çon fizikën 100 vjet përpara Empty "Grimca Zot? Nëse vërtetohet e çon fizikën 100 vjet përpara

Tue 10 Jul 2012 - 20:35
"Grimca Zot? Nëse vërtetohet e çon fizikën 100 vjet përpara B_200_150_16777215_00___images_Jete_teodoriEmanuela Sako
Kërkohej që prej 1964-s

Për Peter Higgs bëhet realitet ëndrra e jetës së tij. Fizikani britanik, ndërkohë 83 vjeç, zhvilloi në vitin 1964 teorinë, se duhet të ekzistojë ndonjë grimcë, që e le materien të bëhet materie. Kjo grimcë elementare u quajt së fundi me emrin e tij. Peter Higgs është ftuar si mysafir nderi në konferencën e madhe në CERN pranë Gjenevës, ku fizikanët prej kohësh janë në kërkim të grimcës misterioze

Prezantimet u transmetuan drejtpërdrejt në internet, përveç kësaj edhe në konferencën e nobelistëve, që zhvillohej në Lindau në liqenin e Konstancës, dhe në Melburn, Australi, ku mbahej në të njëjtën kohë konferenca më e rëndësishme e fizikës së grimcave (ICHEP). E gjithë kjo të linte paraprakisht të kuptoje, se do të bëhej e ditur diçka shumë e rëndësishme, Pra, asgjë më pak sesa zbulimi i grimcës misterioze elementare.

Ajo që prisnim doli: "Ne kemi një zbulim," tha drejtori i CERN-it, Rolf Heuer. "Ne kemi konstatuar një grimcë të re, që është në përputhje me Higgs-Boson". Shumë duartrokitje dhe të qeshura, ndërsa Rolf Heuer flet për "një hap historik". Atmosfera në CERN është e çtendosur, gati euforike, edhe pse shefi i qetëson duke thënë: "Këto janë vetëm fillimet. Kemi një punë të madhe para nesh”

A është vërtetë një sensacion?

Studiuesit e CERN-it janë pothuajse, por jo njëqind për qind të sigurtë. "Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna", thuhet, por të dhënat aktuale tregojnë shenja të qarta, se ekziston një grimcë. Për Joachim Mnich, drejtor i studimeve të sinkotronit gjerman të elektroneve Desy, “ajo që po nis këtu, është zbulimi i shekullit" dhe ministrja e Shkencës, Annette Schaëan, i përgëzoi studiuesit e CERN-it për "sensacionin shkencor".

A është me të vërtetë një sensacion? Me siguri që po. Rezultatet janë një sukses i madh për fizikanët në Qendrën Kërkimore Evropiane të Grimcave, CERN, të cilin ata e kanë pritur gjatë, pas dështimeve, incidenteve e avarive të shumta të sinkrotronit më të madh të grimcave në botë. Ata ishin gjithashtu nën presionin e madh të konkurrencës. Sepse një grup kërkimor amerikan në Fermilab pranë Çikagos kërkon prej disa vitesh grimcën e Higgs. Kohët e fundit ka qenë një garë kokë me kokë, të cilën CERN-i nuk donte ta humbiste në asnjë mënyrë.

Higgs i jep materies masën

Tani duket sikur CERN-i e ka fituar garën. Të paktën me një probabilitet të madh grimca e Higgs-it është kapur. Apo e thënë më saktë, po i afrohet nga ana statistikore. Sepse ajo nuk mund të shihet. Higgs Boson është thjesht teori. E shpikur nga Peter Higgs, në letër, e dëshmuar në formula të pafundme fizike dhe matematike. Hipoteza e tij: diçka duhet t'u japë masë grimcave të tjera të shumta të materies. Sepse kuarket, elektronet dhe neutronet sipas përkufizimit të njohur matematikor nuk kanë masë e si rrjedhojë ato do të duhej të qarkullonin ngado dhe pa pushim me shpejtësinë e dritës, por nuk e bëjnë këtë: Pra, ka diçka që i frenon dhe u jep atyre masë e peshë. Eshtë pikërisht kjo ajo që duhet të bëjnë grimcat e Higgs-it. Dhe këto grimcat e Higgs-it, kështu thotë teoria, duhet të krijojnë kudo në univers një rrjet të dendur, në të cilin varen pjesët përbërëse të materies. Grimcat e Higgs-it janë diçka e tillë si zam, që mban së bashku grimcat e ndryshme elementare, nga të cilat përbëhet materia, pra edhe njeriu.

Një plak plot shkëlqim

Ishte një ditë e madhe për Peter Higgs si i ftuar nderi në CERN. Një plak me shkëlqim, një studiues i madh, të cilit iu përmbush ëndrra e madhe. "Për mua është me të vërtetë një gjë e pabesueshme, që kjo ka ndodhur në kohën, që jam ende gjallë", gëzohet ai dhe elita e fizikantëve duartroket. Në CERN, në Lindau dhe në Melbourne. Të gjithë ishin së bashku. Momenti për shpalljen e zbulimit Higgs, të paktën për sa i përket publicitetit, ishte zgjedhur në kohën e duhur.



INTERVISTË / Professor Teodor Kota: Vërtetimi i ekzistencës së kësaj grimce jep mundësi për interpretime të sakta të procesit që ka ndodhur mbas Big Bengut

Thërmija Higgs, ose zbulimi i “grimcës Zot”? Edhe fizikantët shqiptarë e kanë parë si një ngjarje që po të vërtetohet plotësisht do ta çojë botën 100 vjet para. “Shekulli” bisedoi me prof.Teodor Kota, pedagog i lëndës së Fizikës Bërthamore, në Departamentin e Fizikës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Profesor Teodori, mund të na tregoni se çfarë është ky zbulim i madh që ka entuziazmuar botën këto ditë?

Ky zbulim përbën një nga problemet themelore të fizikës së energjive të larta në drejtim të studimit të strukturës së materies. Në mënyrë të veçantë ky problem është propozuar nga Piter Higgs, 48 vjet më parë. Rezultati i teorisë së Higgsit nxjerr në pah ekzistencën në natyrë të një grimce të veçantë me masë të rendit 125 Ge, e cila luan rolin e bozonit ndërmjetës në lindjen ose krijimin e masës tek grimcat elementare dhe më tej këto grimca të kombinuara, në krijimin e strukturave më kompakte, si: nuklonet, hadronet, barionet, bërthamat dhe struktura të tjera më kompakte. Nga ana tjetër, vërtetimi i ekzistencës së kësaj grimce jep mundësi për interpretime të sakta të procesit që ka ndodhur mbas Big Bengut, si pasojë e së cilës me kalimin e miliona vjetëve janë krijuar tërë sistemet që janë në univers; galaktika, planete, universe, yje etj. Në këtë mënyrë, ekzitenca e kësaj bën të mund që të konfirmohen në mënyrë më të plotë teoritë që ekzistojnë sot mbi strukturën e materies, të cilat nga njëra anë shërbejnë për të shpjeguar fenomenet e vëzhguara dhe nga ana tjetër parashikojnë vëzhgimin e fenomeve të reja në të ardhmen. Një teori e tillë është ajo që njihet si Standard Model (modeli standard).

Pse u cilësua si një zbulim i madh?

Ndonëse kërkimi i kësaj grimce ka qenë i vazhdueshëm, rruga për të arritur në vërtetimin e ekzistencës së saj ka qenë shumë e vështirë, sepse në përputhje me ligjet e fizikës duhet që të krijohet një grimcë e tillë që e ka masën shumë të madhe duhet që të shkaktohen përplasje ose ndeshje midis dy grimcave me energji shumë të lartë. Gjatë këtyre përplasjeve lindin grimca me masë prehje të ndryshme nga zero. Kjo është arsyeja që sot fizikantët përpiqen të ndërtojnë përshpejtues në të cilat grimcat e ngarkuara të fitojnë energji të mëdha. Sot kjo gjë është bërë e mundur në CER, në Laboratorin Europian të Kërkimeve në Fushën e Energjive të Larta, sepse aty është ndërtuar një përshpejtues, më i madhi në botë që njihet LHC (goditësi i hadroneve me energji të madhe), në të cilën energjia kinetike e grimcave arrin deri në vlera 8 Tev (teraelektrovolt). Në kuadrin e eksperimenteve të zhvilluara gjatë vitit të kaluar në zonën e energjive nga 50-450 Gef, është vënë re që në në zonën nga 115 deri në 128 Gef, të shfaqet një anomali. Rezultatet e marra deri në dhjetor të vitit të kaluar, gjatë këtyre muajve u përpunua në mënyrë të pavarur nga dy grupe fizikanësh dhe më datën 4 u arrit të deklarohej se pranohet në mënyrë unanime fakti se ekziston një grimcë elementare që ngjan me atë të Higgs dhe që ka masë prej 125 plus minus 0.6 Ge. Më tej do të vazhdojnë kërkimet rreth studimit të karakteristikave të saj për të konfirmuar në një të ardhme ekzistencën reale të kësaj grimce, që i thonë dhe “grimca Zot” ose “grimca e Zotit”.

Ndoshta shumë nga lexuesit e kanë të pamundur ta kuptojnë… Por çfarë dobie sjell në të mirë të njerëzimit ky zbulim?

Ky është një zbulim në fushën e shkencës që do të hedhë dritë në problemet fondamentale, që janë të lidhura tërësisht me ndërtimin dhe strukturën e materies, origjinën e formimit të tyre, dhe ndoshta për përdorimin dhe materies në nivel universi në dobi të njeriut. Dhe nuk ka të bëjë me gjëra që ndodhin në jetën e përditshme të njeriut si me ushqimin, teknolgjinë etj.

A mundet t’i japë fund aludimeve për formimin e universit?

I hap rrugën e teorive më të sakta dhe të drejta të fenomeve që ndodhin në univers.

A ka bërë bërë ky zbulim të bien poshtë shumë teori të nxjerra deri më sot nga shkencëtarët?

Hë për hë ajo rikonfirmon teorinë e modelit standard. Këtë e ritheksoj sepse në botën shkencore të fizikës ekzistojnë dhe opozitarët e ekzistencës së grimcave Higgs dhe ndoshta kjo bën, që kjo ngjarje të marrë një karakter kaq të bujshëm sepse pritej që ndoshta të deklaronin që grimca e Higgs-it nuk ekziston.

Për një fizikant shqiptar ky zbulim ç’do të thotë përveç kureshtjes së natyrshme?

Fizikantët shqiptarë bashkohen me të gjithë fizikantët e botës sepse përbën një ngjarje që mund ta çojë fizikën 100 vjet përpara, sikundër në viitin 1953 Lee dhe Yang me zbulimin e thyerjes së simetrisë, e çuan shkencën e fizikës 50 vjet përpara. Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi