Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Specialisti: Si mund ta lëmë duhanin Empty Specialisti: Si mund ta lëmë duhanin

Tue 24 Jul 2012 - 9:37
Specialisti: Si mund ta lëmë duhanin 50553_2Ka
një sërë medika mentesh dhe mënyrash efektive që mund të ndihmojnë në
lënien e duhanit". Kështu shprehet mjeku toksikolog, Zihni Sulaj, ndërsa
jep edhe një sërë rekomandimesh për duhanpirësit dhe strukturat
përgjegjëse për parandalimin e tij.

Doktor cilët janë faktorët që nxisin duhanpirjen?
Kultura,
tradita, mungesa e informacionit, mënyra dhe cilësia e atyre pak
informacioneve që jepen për pasojat dhe efektet negative të nikotinës
përgjithësisht janë nga faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e
konsumit të duhanit në popullsinë në përgjithësi.

Çfarë masash
për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin edhe ndërgjegjësimin e dhe
ndërgjegjësimin edhe ndërgjegjësimin e dhe ndërgjegjësimin e
popullsisë?Duhet të fillojmë që nga edukimi në shkolla, madje të futet
që në nivelin parashkollor dhe deri në shkollat e mesme, por edhe mjetet
e tjera të informimit. Media është në një pozicion shumë të
rëndësishëm, por edhe të gjitha forumet e tjera që kanë mundësi të
modulojnë opinionin publik duhet të fokusohen gjerësisht në këto faktorë
të rëndësishëm, pasi është një problem që shton kosto dhe barrën
sociale për sistemin shëndetësor.

Si mund ta lemë duhanin?
Duke
vlerësuar shkallën e varësisë. Ka një sërë instrumentesh diagnostike
për të vërtetuar gradën e varësisë, prerjen psikologjike, relacionin që
ka individi, shkaqet që e çojnë dhe e mbajnë të lidhur me duhanpirjen.
Ka një sërë medikamentesh shumë efektive, si: Campiks ose Varaniklina,
Bupoprion ose Zyban. Gjithashtu, terapitë zëvendësuese që janë shumë
efektive, Nikoreti që merret në formë çamçakëzi, terapitë që vendosen si
handra në trup për të lëshuar nikotinë në mënyrë graduale, tretësira që
thithen përmes hundës ose gojës. Pra, janë një sërë preparatesh që janë
treguar shumë efektive bashkë me konsultat dhe psikoterapitë. Varësia
nga duhani është një sëmundje kronike që vret, një sëmundje kronike që
pa kuptuar çon në dëme kolosale tek individi dhe është një zgjidhje e
frenueshme dhe e ndalueshme, por edhe e vështirë për tu kuruar.

A ekzistojnë qendra rehabilituese për të varurit nga duhani?
Qendra
nuk ka, por ne kemi një sistem të ngritur për të trajtuar sjelljet
adiktive. Gjithsesi edhe një konsultë në një qendër shëndetësore, me një
qendër të shëndetit publik nuk do të ishte pa vlerë sepse do të merrte
informacion primar për tu adresuar në qendrat më të specializuara.

Cila është këshilla specialist?
Unë
iu bëj thirrje të gjithëve, sidomos atyre që janë në moshë të re, mos
t'i afrohen këtij vrasësi kolosal që duket shumë qetësues dhe miqësor në
pamje, por që është një nga vrasësit më madhorë për shkak të numrit
kolosal të dëmtimeve dhe vdekjeve që jep si: Kanceri i mushkërive,
kanceri i gojës, kanceri i tubit tretës, stomakut, ndryshimet në gjak,
sëmundjet kardiovaskulare po ashtu lidhen si faktorë risku me nikotinën
dhe alkoolin. Janë probleme të prevenueshme që kërkojnë informacionin
adekuat, informim të përditshëm e të azhornuar.
Nga: Brikena Lelaj

(e.m/GSH/BalkanWeb)
Specialisti: Si mund ta lëmë duhanin Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi