Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Maqedonia, vendi më besimtar në Evropë Empty Maqedonia, vendi më besimtar në Evropë

Wed 1 Aug 2012 - 18:28
Maqedonia, vendi më besimtar në Evropë B_250_200_16777215_00___images_Jete_besimtaret-maqedoniQytetarët e Maqedonisë janë më besimtarët në Evropë, tregon studimi global "Religjiozitet dhe ateizëm" në "Galup Internacional". Sipas kërkimit ku janë pyetur rreth 52 mijë persona në 57 vende në botë, 90% prej qytetarëve të anketuar të Maqedonisë janë përgjigjur se janë besimtarë.

Pas qytetarëve të Maqedonisë, më besimtarë në Evropë janë rumunët (89%), moldavët (83%), polakët (81%), serbët (77%), dhe italianët (73%).

Sipas indeksit botëror për besimet, qytetarët e Maqedonisë janë në vendin e katërt, raporton “INA”. Më religjioz, sipas hulumtimit të "Galup" janë qytetarët e Ganas, Nigerisë, Armenisë dhe Fixhit.

Më pak besimtarë, ndërkaq, janë kinezët, japonezët dhe çekët. Si ateistë janë deklaruar 47% e qytetarëve të anketuar kinez, 31% e japonezëve dhe 30% e çekëve. Në Maqedoni vetëm 1% prej të anketuarve kanë thënë se janë ateistë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi