Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mister me flamurin e misionit të parë amerikan në Hënë Empty Mister me flamurin e misionit të parë amerikan në Hënë

Thu 2 Aug 2012 - 14:53
Mister me flamurin e misionit të parë amerikan në Hënë Falmuri-amerikan-300x183Është zhdukur flamuri që vendosën astronautët Amerikan, Buzz Aldrim dhe Neil Armstrong në misionin e parë me njerëz në Hënë në vitin 1969.

“Të gjithë flamujt që kishin vendosur astronautët amerikanë në hënë para 40-vjetësh, ndodhen në vendet e tyre, veç njërit”, deklaroi sot një shkencëtarë i Agjencisë Amerikane të Hapësirës.
Flamuri që mungon, është ai që kishte vendosur Buzz Aldrim dhe Neil Armstrong në sipërfaqen e Hënës, astronautët e misionit të parë me njerëz në Hënë në vitin 1969.

Hollësitë e këtij zbulimi, i prezantoi me anë të një artikulli që shkroi astrofizikani Mark Robinson, duke analizuar të dhënat e marra nga një kamerë e satelitit LROC që është vendosur në orbitën e Hënës.
“Duke u bazuar në pamjet e filmuara nga kamera e LORC, është e sigurt se të gjithë flamujt ndodhen në vendin e tyre sëbashku me hijen që ato krijojnë, por veç një flamur mungon! Flamuri i misionit Apollo 11 mungon. Astronauti Buzz Aldrim kishte thënë se flamuri ra në sipërfaqen e Hënës, nga gazrat që shkaktuan motorët e Apollo 11 gjatë momentit kur la Hënën. Duket se kishte të drejtë!”, shkruan Robinson.

Në periudhën 1969-72 misionet amerikane në Hënë pasonin njëra-tjetrën, kështu që në Hënë u vendosën 6 flamuj amerikanë.
“Personalisht, u befasova shumë kur vura re se flamujt kishin shpëtuar nga rrezatimi i fuqishëm dhe kushtet e ashpra me temperaturat e larta që ekzistojnë në Hënë. Por si do të ngjanin ata sot? Ngjyrat e tyre ndoshta do të jenë zhbërë!”, përfundon artikullin e tij Robinson./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi