Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tirana e tiranëve; ligji i xhunglës në trafikun e kryeqytetit Empty Tirana e tiranëve; ligji i xhunglës në trafikun e kryeqytetit

Thu 16 Aug 2012 - 19:24
Tirana e tiranëve; ligji i xhunglës në trafikun e kryeqytetit AbdyliEndrit Avdullari

Dhuna e Tiranës nuk është e nevojshme të ndiqet deri në Kryeministri. Ky qytet dhunon përditë në çdo cep të tij këdo që nuk i bindet. Hyrja në Tiranë është një mision vetëvrasës. Për të arritur Unazën duhen kaluar tri rrethrrotullime vdekjeprurës. Tiranasit nuk e vënë re këtë, por një i huaj tmerrohet kur e gjen veten në atë vorbull. Askush nuk respekton kahun e përparësisë. Të gjitha makinat hyjnë me forcë nga të gjitha anët. Aty përfundojnë rregullat e trafikut dhe hyjnë në fuqi rregullat e dhunës. Makinat nuk respektojnë vizat e bardha, semaforët, thyejnë kufijtë e shpejtësisë, parakalojnë në mes të bulevardit. Shteti ynë s’ka pse të shtrihet deri te makinat, ato janë shtet më vete. Në Tiranë nuk ka harta nëpër stacione autobuzash, nuk ka adresa për t’i dhënë taksistit, nuk ka as guida turistësh për vizitorë. Një jo-tiranas s’ka pse të vijë më në Tiranë tani që Dajti u dogj dhe spitali “Nënë Tereza” s’ka as garza. Është e vështirë të ecësh në Tiranë edhe kur je i shëndetshëm me makinat që të vijnë nga të gjitha anët, pusetat pa kapak, pluhurin e kudondodhur, tymin e duhanit që të përndjek kudo dhe njerëzit që bërtasin dhe hyjnë gjithmonë pa radhë. Vallë si ia bën një i moshuar, një njeri në karrige me rrota, një grua shtatzënë, një fëmijë me biçikletë, një gjyshe me nipin në karrocë në rrugët pa trotuar? Ata s’kanë punë të lëvizin, le të rrinë në shtëpi. Ushtarakët e gjykojnë forcën e një ushtrie duke matur hallkën më të dobët të saj. Në Tiranë, nuk ka vend për të dobëtit, këtu sundon ligji i xhunglës. Ne kemi gjetur zgjidhjen duke eliminuar “hallkat e dobëta”. Si nazistët, si komunistët, por të paktën ne jemi demokraci. “Rroftë demokracia” (dy gishtat lart). Shekulli
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Tirana e tiranëve; ligji i xhunglës në trafikun e kryeqytetit Empty Re: Tirana e tiranëve; ligji i xhunglës në trafikun e kryeqytetit

Thu 16 Aug 2012 - 23:19
Kur thua per ne Tirane vaj hallit qytetet e tjera
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi