Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Emigranti që nuk ul kokën përpara dhunës greke Empty Emigranti që nuk ul kokën përpara dhunës greke

Tue 9 Oct 2012 - 15:55
Emigranti që nuk ul kokën përpara dhunës greke LucaniEmanuela Sako

Të dalësh mbi dhunën dhe vuajtjen dhe të kundërshtosh dhunuesin tënd në shtëpinë e tij, këtë jo të gjithë mund ta bëjnë. Kjo është historia e veçantë e Luan Pacanit, njeriut që emigroi në Kretë të Greqisë në verë të vitit 1994, si mijëra shqiptarë të tjerë. Sot Luanin e njohin si kryetar të Shoqatës në Mbrojtje të Emigrantëve Shqiptarë, në Kretë. Atë e njohim si publicist dhe gazetar, i cili përfaqëson të drejtat e emigrantëve në media përballë pushtetarëve grek. Por edhe në demonstrata që janë bërë në Athinë e Kretë, për të kundërshtuar dhunën e herëpashershme që është ushtruar vazhdimisht ndaj shqiptarëve. “Kemi përjetuar mjaft raste përplasjesh mes banorëve grek me emigrantët shqiptarë dhe dorën e dhunshme të shtetit grek, e cila më së shumti ka rënë mbi ne. Mungesa e një politike të mirëfillte emigracioni në Greqi, i nxiti më tepër fenomenet e racizmit e ksenofobisë”,- thotë për gazetën “Shekulli”-n Luan Pacani.

Histori

Luani mbaroi studimet për Agronomi dhe punoi për disa vite, në fshatrat e Përmetit. Ai u martua dhe sot është baba i 3 fëmijëve, dy vajzave dhe një djali. Duke qenë se Shqipëria e pas viteve ’90 ishte e shkatërruar, ai u nis drejt Greqisë për një jetë më të mirë për familjen. Gjithçka që kërkonte, ishte të punonte dhe të sillte sa më shumë mirëqenie në familje. Siç na tregon vetë ai, punët që ka bërë kanë qenë nga më të rëndomtat dhe më të rëndat. “Si të gjithë emigrantët e tjerë kam bërë punë nga më të rëndomtat. Më vonë u sistemova në një ndërmarrje teknike, ku punova për 14 vjet si manovrator fadrome dhe shofer kamioni. Patentat i mora në Greqi”,- shprehet Luan Pacani. Si familjar, po ia dilte mbanë që të punonte dhe të fitonte, por përbuzja dhe dhuna e herëpashershme e grekëve kundrejt emigrantëve shqiptar, ishte bërë e padurueshme. Kjo bëri që përveç angazhimeve në punë të dilte në mbrojtje të emigrantëve shqiptar. Ai vetë e argumenton: “Duke parë gjendjen e emigrantëve në përgjithësi dhe të emigrantëve shqiptarë në veçanti, që kudo shiheshim si "dele e zezë" e kopesë nga vendasit, nga strukturat shoqërore, nga legjislacioni etj, vendosa të bëj diçka. Ata na konsideronin si qenie pune e jo si të barabartë në mes të barabartëve, u pa e udhës që duhet të lëvizte diçka. Ne Shqiptarët duhet të krijonim grupime shoqërore, për mbrojtjen e te drejtave tona”. Ky ishte dhe fillimi i një aktiviteti, që iu përkushtua me trup dhe shpirt. Herë pas here, ai është kërcënuar për tubimet që kanë organizuar dhe organizimin e emigrantëve për të kërkuar të drejtat e tyre.

Tubimet

Rrallëherë ka ndodhur që shqiptarët jashtë vendit të ngrihen të kërkojnë të drejtën për të jetuar të lirë, të drejtën e të qenit të barabartë, apo të qenit të ligjshëm. Kjo, aq më tepër në një vend si Greqia, ku dhunën ndaj emigrantëve e ushtron edhe policia. “Krahas punës së përditshme jam munduar të gjej kohë, për t’i dhënë krahë organizimit të emigranteve. Jam munduar të gjej kohë për të shkruar në gazeta, e të debatoj me dhjetëra herë në kanalet televizive për problemet e emigrantëve dhe qëndrimin e shoqërisë dhe politikës ndaj tyre”,- thotë Luani.

Rastet e dhunës

Ai tregon se konfliktet me policinë dhe vendasit, kanë qenë të vazhdueshme. Vrasja raciste në Kretë e emigrantit 17- vjeçar Edison Jahaj nga Tepelena, tronditi gjithë emigrantët në Greqi. “Atëherë qëndruam 11 ditë nëpër rrugë në protesta, deri sa arritëm që ditën e 11 të bashkohen me ne studentet e universitetit të Kretës e mjaft qytetarë vendas me moton : Sot luhet nderi i Greqisë. O me racizmin, o kundër racizmit! Në këtë tubim, u mblodhën rreth 7000 veta.

Shoqatat Shqiptare të copëtuara

Në Greqi ekzistojnë mbi 70 shoqata emigrantësh shqiptarë. Të gjitha këto shoqata, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre të copëtuara. Siç thotë vetë Kryetari i njërës prej tyre: “njëra i bie gozhdës e tjetra patkoit”. Ndoshta, kjo i ka penalizuar që të mos arrijnë në kohë qëllimin e tyre dhe të jenë edhe sot, pjesë e përbuzjes së ksenofobisë greke ndaj shqiptarëve. Me daljen në skenën politike greke të partisë neonaziste dhe përfaqësimit të saj në parlament me 19 deputetë, janë krijuar mjaft probleme e përplasje me emigrantët. Kjo parti i përket ekstremit të djathtë që kërkon pastrimin e Greqisë nga të huajt. Kohët e fundit, grupet e Hrisi Avgjisë, parti neonaziste (Agimi i artë) kanë ndërmarrë një fushatë të egër, ndaj emigrantëve.

Mbi 19 mijë Shqiptarë, jetojnë në Kretë

Në ishullin e Kretës, para krizës greke jetonin e punonin 19 mijë shqiptarë. Por për shkak të krizës, janë larguar shumë familje. Vetëm në 6- mujorin e parë të 2012- ës janë larguar nga Kreta 234 familje, nga të cilat 58 familje janë rikthyer përsëri në Kretë. Të dhënat e shoqatës tregojnë, se riatdhesimi i Shqiptarëve në vendin te tyre është edhe më i vështirë, pasi nuk munden të ringrenë sërish gjithçka nga e para. Megjithatë, shumë familje kanë vënë në pikëpyetje qëndrimin e tyre në Kretë, aty ku dhuna rinis, shuhet dhe sërish rinis...

Emri: Luan Pacani

Vendlindja: Përmet

Vendbanimi: Kretë, Greqi

Mosha: 49 vjeç

Studimet: Agronomi

Punësimi: Kryetar i Shoqatës në Mbrojtje të Emigrantëve Shqiptar, në Kretë dhe gazeta
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi