Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thirrja e Al Kaedës: Rrëmbeni perëndimorët Empty Thirrja e Al Kaedës: Rrëmbeni perëndimorët

Sun 28 Oct 2012 - 14:30
Thirrja e Al Kaedës: Rrëmbeni perëndimorët Alkaeda-kreu

Lideri i Al Kaedës u ka bërë thirrje myslimanëve që të rrëmbejnë shtetas perëndimorë me qëllim për t’i shkëmbyer ata me xhihadistët e burgosur, përfshirë një klerik të verbër që është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara.

Në një mesazh në formë videoje të publikuar këtë javë në forumet militante, xhihadisti me origjinë egjiptiane Ayman al Zawahri bëri gjithashtu thirrje për të mbështetur kryengritjet në Siri dhe për implementimin e ligjit të Sharias në Egjipt.

Ai tha se rrëmbimi i shtetasve perëndimorë është e vetmja mënyrë për të liruar bashkëluftëtarët dhe sheikun Omar Abdel Rahman, që vuan dënimin për tentativë atentati në Nju Jork në vitin 1993.

“Kjo është e vetmja gjuhë që ata kuptojnë. Ne do të vazhdojmë të rrëmbejmë gjithnjë e më shumë, derisa të lirojmë robërit tanë”, deklaroi Al Zawahri.

Për momentin është vështirë të verifikohet përmes videos vendndodhja e kryeterroristit, që është xhiruar sërish më një dhomë me perde të errëta.

Periodikisht kreu i Al Kaedës publikon deklarata në video dhe audio. Dy javë më parë, një mesazh zanor tregonte se ai bënte thirrje për luftë të shenjtë për shkak të filmit anti-Islam të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu, ai publikoi këtë vit një video me rastin e përvjetorit të sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku deklaronte se luftëtarët e tij e kishin mposhtur Amerikën në Irak.

Lirimi i Abdel Rahman është kthyer në një kauzë për militantët islamikë dhe xhihadistët. Një grup me emrin e tij ka marrë përgjegjësinë për sulmin në qershor ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, që nuk shkaktoi viktima.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi