Ateistet Pergjigjen Per Ju
+3
Abdulgafuri
Arian
Anabel
7 posters
Ateistet Pergjigjen Per Ju
Tue 16 Nov 2010 - 16:31
Duke qene se ne nenforumet e besimtareve te krishtere, katolik dhe atyre mysliman egziston nje teme e tille po ju jap mundesi anetareve qe te shuajn kureshtjen e tyre duke ju drejtuar pyetje edhe pjeses tjeter qe nuk beson ne nje qenie te plotfuqishme, ne qenie te mbinatyrshme qe eshte ne kontroll te gjithesise.Po drejtoj kete pyejte pas nje diskutimi qe shikova tek nje teme ne kategorine e filozofise. Do te deshiroja t'ia drejtoja kete pyetje ateisteve te forumit. Per besimtaret e ndryshem qellimi kyresor i jetes eshte per te arritur te shelbohet, per te arritur ne jeten e pasosur ne parajse por meqe ju nuk besoni ne qeniet e mbinatyrshme, ne nje zot te gjithckaje apo ne nje jete te dyte jam kurioze te di se cili eshte qellimi juaj ne jete...!!!
A jane qellimet tuaja ne jete, thjeshte tokesore per te arritur suksese te ndryshme, per te bere karriere, per te qene dhe per te bere?

- ArianV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 2612
Hobi : Topi
Vendndodhja : Ne fole te djallit!
Anetaresuar : 12/11/2010
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Mon 13 Dec 2010 - 0:41
Qellimi im eshte te marre me te miren nga kjo jete dhe njekohesishte te le dicka mbrapa, ate me te miren.
- AbdulgafuriV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 45
Postime : 1419
Hobi : futbolli
Vendndodhja : kastriot
Anetaresuar : 10/05/2012
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Thu 10 May 2012 - 9:08
nese ben te jap nje mendim ateistet skan te perbashket me islamin asgje andaj ndoshta kish me qene me mire te bartet kjo teme tek religjionet fetare
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Thu 10 May 2012 - 13:52
abdulgafuri shkruajti:nese ben te jap nje mendim ateistet skan te perbashket me islamin asgje andaj ndoshta kish me qene me mire te bartet kjo teme tek religjionet fetare
Keni te drejte Abdul por fillimisht nuk ishte hapur forumi i religjioneve fetare e ka mbet ketu tema..
Tema kalon ne forumin "RELIGJIONET FETARE" flm
- AlbossAnetari ri
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 31
Vendndodhja : Monte Carlo
Anetaresuar : 16/04/2012
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Fri 11 May 2012 - 5:00
TRE PYETJE PËR ATEISTËT (PABESIMTARËT)
Sigurisht që një hapësirë aq e madhe siç është
Universi duhet të ketë patur ndonjë paraardhës? Ose nuk pati
aspak paraardhës? Sido që të jetë, hapësira e Universit
nuk u gjet aty vetë, rastësisht.
Ne besimtarët besojmë që All-llahu e krijoi atë.
2. Kush krijoi materien (prej asgjësë?)
Po e supozojmë që hapësira që folëm në pikën
e parë ka ekzistuar. Po prej saj si u krijua e gjithë ajo masë e
materieve të ngurta që formojnë planetet, yjet dhe trupat tjerë
qiellorë? Keni përgjigje për këtë?
3. Kush krijoi jetën e parë (a thua ajo u krijua nga materia e pajetë?)
A thua prej materies së pajetë do të mund të ngjallej
jeta e parë? Cilat ishin qelizat e para që funksionuan? U bë veza
ose pula e para?
Për ne besimtarët është shumë qartë. Kjo s’mund
të ndodhte pa komandën e të Lartmadhëruarit Zot.
Edhe diçka,
përgjigja e "vezës ose pulës" gjendet në Kur'an:
35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju
bëri çift.
42:11. Ai (Zoti) është Krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj
krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte,
ashtu që t'ju shumojë.
Pra, a nuk po mendoni???
- Eaglen'Progres
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 75
Hobi : te gjitha dhe asgje
Vendndodhja : Tirane.....
Anetaresuar : 24/04/2012
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Sun 13 May 2012 - 21:16
jemi ne vitin 2012...jemi gjeografikisht..ne mes te EUROPES..por vetem gjeografikisht(se menaliteti eshte i nje niveli me vendet ...mos te permend emra)....dhe akoma besoni.. ne fuqi te mbinatyreshme..?...akoma skeni kuptuar se besinet e ndryshme fetare kane sjelle percarje, midis popujve...dhe midis ne shqiptareve...akoma se keni kuptuar..se ne ato vende ku influenca fetare eshte e madhe...eshte gjithashtu me e madhe dhe injoranca dhe mizerja e popujve....hidhni veshtrimin rreth e rrotull...dhe kuptojeni....ketu e me shume se njeqind vjet me pare PASHKO VASA...theriste...feja e shqiptarit eshte Shqiptaria..!kurse ne tani ne vitin 2012...kemi mbushur vendin me kisha dhe xhamija...me injorance dhe mizerje......Ka gje me te bukur se te besoje njeriu te NATYRA..!..TE JETA..!..SHKENCA..!!..DASHURIA..!..LIRIA....Ne rast se besoni thomeni..pse ka disa besime dhe jo nje te vetem..?...pse njerzit..secili me injorancen e vet besojne ne zoter te ndryshem?? ..ne rast se do ishte e vertete egzistenca e tije..atehere nuk do kishim dhjetra zoter por nje....ne rast se do ishte e vertete egzistenca e tije...perse lejon me mijera njerez te vdesin nga uria..dhe nga semundje te ndryshme...ashtu sic po ndodh tani ne kontinentin e zi,,AFRIKE...perse o njerez te perendise...shikojini ata femije te mjere te dobet...qe vdesin dita dites...perse..perse...perse..?..perse o njerez te perendise...nuk kerkojne vila, pishina,llukse..po nje cope buke...dhe dy tre medikamente qe te sherohen..perse..perse..?....me jepni pergjigje o njerez te kulturuar....perse..?..........Natyra !..jeta..shkenca...dashuria...jane feja dhe besimi im.......... per te gjithe besimtaret e besimeve te ndryshme, qe po te rime e ti numerojme as une se di se sa jane
- DasaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3512
Hobi : Me flejt
Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
Anetaresuar : 27/04/2012
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Sun 13 May 2012 - 22:05
Ti zotrija lart lexo kete
Profesori ateist dhe nxenesi Musliman
“Duke predikuar se janë të mençur, ata budallallosen…”
“Më lejoni t’ju spjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin.”
Profesori ateist i filozofisë pauzon para klasës së tij dhe mandej kërkon që njëri prej studentëve të tij të ngritet në këmbë.
“Ti je musliman, apo jo, biro?”
“Po, zotëri.”
“Atëherë sigurisht beson në Zot?”
“Absolutisht.”
“A është Zoti i mirë?”
“Sigurisht! Zoti është i mirë.”
“A është Zoti i plotfuqish_ëm? A mundet Zoti të bën çdo gjë?”
“Po.”
“Ti a je i mirë apo i keq?”
“Kur’ani thotë se jam i keq.”
Profesori zgërdhihet me vetëdije. “Ahh! KUR’ANI!” Ai pauzon për një çast.
“Kam një pyetje për ty. Të themi se këtu ka një njeri të sëmurë dhe se ti mund ta shërosh. A do ta kishe ndihmuar? A do të ishe munduar?”
“Po zotëri, do t’i kisha ndihmuar.”
“Atëherë je i mirë…!”
“Nuk do ta kisha thënë atë.”
“Përse të mos e thuash atë? Ti do ta kishe ndihmuar personin e sëmurë dhe të gjymtuar… Në fakt po të mundeshim, shumica prej nesh do ta kishim bërë këtë,… por Zoti nuk e bën.
(S’ka përgjigje.)
“Ai nuk e bën, apo jo? Vëllanë e kisha musliman i cili vdiq nga kanceri edhe pse i luteshte Zotit ta shëron. Si mund të jetë ky Zot i mirë? Hmmm? A mund t’i përgjigjesh kësaj?”
(S’ka përgjigje.)
Njeriu i moshuar është ngushëllues.
“Jo, nuk mundesh, apo jo?”
Ai ngre gotën prej bankës së tij dhe pi një gllënjkë që t’i jep kohë studentit për t’u liruar. Në filozofi duhet të shkosh ngadalë me të rinjtë.
“Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?”
“Hm… Po.”
“A është dreqi i mirë?”
“Jo.”
“Prej nga vjen dreqi?”
Studenti belbëzon: “Prej… Zotit…”
“Ashtu është. Zoti e bëri dreqin, apo jo?”
Njeriu i moshuar i kalon gishtat kockëdalë nëpër flokët e tij të rralla dhe i kthehet publikut studentor që zgërdhihet.
“Mendoj se do të kemi një semestër shumë zbavitës, zonja dhe zotëri.”
Pastaj i kthehet muslimanit: “Më trego, biro. A ka të keqe në botë?”
“Po, zotëri.”
“E keqja është çdokund, apo jo? A krijoi Zoti çdo gjë?”
“Po.”
“Kush e krijoi të keqen?”
(S’ka përgjigje.)
“A ka në këtë botë sëmundje, amoralitet, urrejtje, shëmtime, pra të gjitha gjërat e këqija, a ekzistojnë në këtë botë?”
Studenti përpëlitet në këmbë. “Po.”
“Kush i krijoi ato?”
(S’ka përgjigje.)
Profesori befas i bërtet studentit të tij. “KUSH I KRIJOI ATO, MË TREGO TË LUTEM!”
Profesori afrohet për sulmin përfundimtar dhe i hypë muslimanit mbi fytyrë. I flet me zë të ulët dhe të qetë: “Zoti krijoi çdo të keqe, apo jo. Ai, biro?”
(S’ka përgjigje.)
Studenti mundohet ta mban shikimin e qetë, te profesori, por dështon. Befas ligjëruesi ndahet për të bërë ca hapa në klasë si një ujk i vjetër.
Klasa është e fascinuar.
“Më trego”, vazhdon ai “si është e mundur që ky Zot është i mirë nëse ai ka krijuar çdo të keqe gjatë të gjitha kohërave?”
Profesori i hap duart gjerë e gjatë për ta përshkuar tërë të keqen dhe marrinë e botës.
“E gjithë urrejtja, brutalieti, tërë dhimbjet, të gjitha mundimet, të gjithat vdekjet, shëmtimet dhe të gjitha vuajtjet e krijuara nga ky Zot i mirë janë anekënd botës, apo jo, djalosh i ri?”
(S’ka përgjigje.)
“A nuk e vëren në çdo vend? Hm?”
Pauzë.
“A thua aspak?”
Profesori i afrohet përsëri fytyrës së studentit dhe pëshpëritë,
“A është Zoti i mirë?”
(S’ka përgjigje.)
“A beson në Zot, biro?”
Zëri i vet e tradhëton studentin dhe ai shpërthen. “Po, profesor, besoj.”
Njeriu i vjetër e shkundë kokën me mërzi: “Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdorë për ta identifikuar dhe vështruar botën rreth teje. A e ke parë ndonjëherë Zotin?”
“Jo, zotëri. Asnjëherë nuk e kam parë Atë.”
“Atëherë na trego se a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?”
“Jo, zotëri. Nuk e kam dëgjuar.”
“A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, shijuar, apo nuhatur erën e Tij… Në fakt, a ke çfarëdo përceptimi shqisor për Zotin tënd?”
(S’ka përgjigje.)
“Përgjigju, të lutem.”
“Jo, zotëri, frikohem se jo.”
“Ti FRIKOHESH… se nuk ke pasur?”
“Jo, zotëri.”
“Dhe krahas kësaj ti beson në Atë?”
“…po…”
“Kjo kërkon BESIM!”
Profesori buzëqeshë me urtësi me vartësin.
“Sipas ligjeve të shkencës empirike, testuese, demonstruese, protokolare, Zoti yt nuk ekziston. Çka i thua kësaj, biro? Ku është Zoti yt tani?”
(Studenti nuk përgjigjet)
“Ulu poshtë, të lutem.”
Muslimani ulet…i mundur.
Një musliman tjetër e ngritë dorën: “Profesor, a mund ti drejtohem klasës?”
Profesori kthehet dhe buzëqeshë: “Ah, edhe një musliman në pararojë! Eja, eja, djalosh i ri. Fol pak mençuri të drejtë para këtij tubimi.”
Muslimani shikon rreth dhomës, e pastaj thotë: “Jeni duke bërë disa përfundime interesante, zotëri. Tani unë kam një pyetje për ju. A ka ndonjë gjë të tillë që quhet nxehtësi?”
“Po,” përgjigjet profesori. “Ka nxehtësi.”
“A ka ndonjë gjë të tillë që quhet ftohtësi?”
“Po biro, ashtu është, edhe ftohtësi ka.”
“Jo, zotëri nuk ka.”
Zgërdhirja e profesorit ngrihet. Dhoma befasisht ftohet tepër. Muslimani i dytë vazhdon.
“Mund të keni shumë nxehtësi, tepër nxehtësi, super nxehtësi, mega nxehtësi, nxehtësi të bardhë, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk kemi ndonjë gjë të quajtur “ftohtësi”. Mund të arrijmë 458 gradë nën zeron, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më tutje nga ajo. Një gjë e tillë si ftohtë nuk ekziston, përndryshe do të mund të shkonim në më ftohtë se 458 gradë. E shihni, zotëri, ftohtë është vetëm fjala të cilën e përdorim që ta përshkruajmë mungesën e nxehtësisë. Ftohtësinë nuk mund ta masim, ndërsa nxehtësinë mund ta masim në njësi termale pasiqë nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, por vetëm mungesa e saj.”
Qetësi. Një gjilpërë bie dikund në klasë.
“A ka një gjë të tillë si errësira, profesor?”
“Po…”
“Përsëri jeni në gabim, zotëri. Errësira nuk është diçka, ajo është mungesa e një gjëje. Mund të keni dritë të zbehtë, dritë normale, dritë të madhe, dritë shkrepëtuese por në qoftë se në mënyrë konstante nuk keni dritë ajo quhet errësirë, apo jo? Ai është kuptimi të cilin e përdorim për ta definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk është (diçka). Po të ishte, dë të mundeshit ta bëni errësirën më të errët dhe të ma jepni një kuti me errësirë më të errësuar, profesor?”
Në kundërshtim me vetëveten, profesori buzëqeshë me paturpësisë rinore para tij.
“Ky me të vërtetë do të jetë një semestër i mirë. “A mund të na tregosh se cili është qëllimi yt, djalosh i ri?”
“Po, profesor. Qëllimi im është se, premiset tuaja filozofike janë e metë që në fillim dhe si rezultat i kësaj edhe përfundimet tuaja duhet të jenë të gabuara…”
Profesori bëhet tym.. “E metë…? Si guxon ti…!”
“Zotëri, a mund të sqaroj se çka nënkupoj?”
Klasa dëgjon me vëmendje.
“Sqaro…oh, sqaro…”
Profesori mundohet që të kontrollohet. Befasisht është i sjellshëm. Ai bën me dorë që ta qetësojë klasën, me qëllim që studenti të vazhdon.
“Ju punoni në premisën e dualitetit,” sqaron muslimani.
“Për shembull ka jetë dhe mandej ka vdekje; ka Zot të mirë dhe Zot të keq, ju e shihni konceptin e Zotit si diçka të kufizuar, si diçka të cilën mund ta masim. Zotëri, shkenca nuk mund ta sqaron as edhe një mendim. Ajo përdor elektricitet dhe magnetizëm por asnjëherë nuk i ka parë e lere më që plotësisht t’i kupton. Të shihet vdekja si e kundërta e jetës është të jeshë !#* nga fakti se vdekja nuk mund të ekziston si gjë e pavarur. Vdekja nuk është e kundërta e jetës, por vetëm mungesa e saj.”
Djali i ri ngre një gazetë të cilën e merr nga fqiu, i cili në ndërkohë e kishte para vete.
“Këtu është njëri prej tabloidëve më të neveritshëm në këtë vend, profesor.
A ka një gjë të tillë si amoralitet?”
“Me siguri se ka, shih tani…”
“Gabim përsëri, zotëri. E shihni! Amoraliteti është vetëm mungesa e moralit. A ka një gjë të tillë si padrejtësi? Jo. Padrejtësia është mungesa e drejtësisë. A ka një gjë të tillë si të keqe?”
Muslimani pauzon. “A nuk është e keqja mungesë e së mirës?”
Fytyra e profesorit ka fituar një ngjyrë alarmuese. Ai është aq i inatosur, saqë momentalisht është pa fjalë.
Muslimani vazhdon: “Nëse ka të keqe në botë, profesor, dhe ne të gjithë pajtohemi se ka, atëherë Zoti, nëse ekziston, do të duhet të plotësonte ndonjë punë përmes instrumentit të së keqes. Cila është ajo punë, të cilën Zoti e plotëson? Bibla na thotë se ajo është që të shihet nëse secili prej nesh, prej dëshirës sonë të lirë, do të zgjedhë të mirën nga e keqja.”
Profesori tërbohet: “Si shkencëtar i filozofisë, nuk e shoh këtë gjë si diçka që ka të bëjë me ndonjë zgjidhje. Si realist, unë në mënyrë absolute nuk e pranoj konceptin e Zotit ose të çfarëdo faktori tjetër teologjik si pjesë e barazimit botëror, pasiqë Zoti nuk mund të perceptohet.”
“Unë do të kisha thënë se mungesa e kodit moral të Zotit në këtë botë është me sa duket njëra prej fenomeneve të vazhdueshme më perceptuese”, përgjigjet muslimani.
“Gazetat bëjnë miliona dollarë duke e shfaqur çdo ditë! Më trego, profesor, a i mësoni studentët tuaj se kanë evoluar nga majmuni?”
“Në qoftë se i referoheni procesit natyror të evoluimit djalosh, po, me dije se i mësoj.”
“A e keni vëzhguar procesin e evoluimit me sytë tuaj, zotëri?”
Profesori bën një zë thithës me dhëmbët e tij dhe i jep studentit të tij një shikim të qetë e të ngurosur.
“Profesor, pasiqë askush asnjëherë nuk e ka perceptuar procesin e evoluimit gjatë veprimit të tij dhe së paku nuk mund të vërtetohet se ky proces është afatgjatë, a nuk po e ligjëroni vetëm mendimin tuaj tani, zotëri? Vallë, tani a nuk jeni shkencëtar, por prift?”
“Do ta lë të pandëshkuar paturpësinë tënde në favor të bisedës sonë filozofike.
Tani, mbarove plotësisht apo jo?” vërshëllon profesori.
“Pra nuk e pranoni kodin moral të Zotit për të bërë atë që është e drejtë?”
“Unë besoj në atë që është, e ajo është shkenca!”
“Ahh! SHKENCA!”, buzëqeshë fytyra e studentit.
“Zotëri, ju kumtoni me vërtetësi se shkenca është studim i fenomeneve të përceptuara. Shkenca është poashtu premisë e cila është e metë…”
“SHKENCA ËSHTË E METË…?”, belbëzon profesori.
Klasa është në zhurmë.
Muslimani vazhdon duke qëndruar në këmbë derisa zhurma humbet.
“Në vazhdim të çështjes të cilën ja diktonit më herët studentit tjetër, a mund të jap një shembull?”
Profesori qëndron i qetë me mençuri.
Muslimani shikon rreth e rrotull dhomës: “A ka ndokush në klasë i cili ndonjëherë ia ka parë trurin profesorit?”
Klasa shpërthen në gaz. Muslimani tregon kah ligjëruesi i vjetër, i cili është duke vluar.
“A ka ndokush në klasë i cili ia ka dëgjuar trurin profesorit…ndjerë, prekur apo nuhatur? Si duket askush nuk e ka bërë këtë!?”. Muslimani e shkundë kokën me keqardhje.
“Duket se askush këtu nuk ka pasur kurrfarë perceptimi shqisor të trurit të profesorit në çfarëdoqoftë mënyre. Pra, në përputhshmëri me ligjet e shkencës empirike, stabile, demonstruese, protokolare, unë DEKLAROJ se profesori nuk ka tru.”
Klasa është në kaos.
Muslimani ulet,… pasiqë karrigeja shërben për këtë.

Sun 13 May 2012 - 22:07
Eagle shkruajti:Ne rast se besoni thomeni..pse ka disa besime dhe jo nje te vetem..?...pse njerzit..secili me injorancen e vet besojne ne zoter te ndryshem?? ..ne rast se do ishte e vertete egzistenca e tije..atehere nuk do kishim dhjetra zoter por nje....ne rast se do ishte e vertete egzistenca e tije...perse lejon me mijera njerez te vdesin nga uria..dhe nga semundje te ndryshme...ashtu sic po ndodh tani ne kontinentin e zi,,AFRIKE...perse o njerez te perendise...shikojini ata femije te mjere te dobet...qe vdesin dita dites...perse..perse...perse..?..perse o njerez te perendise...nuk kerkojne vila, pishina,llukse..po nje cope buke...dhe dy tre medikamente qe te sherohen..perse..perse..?....me jepni pergjigje o njerez te kulturuar....perse..?..........Natyra !..jeta..shkenca...dashuria...jane feja dhe besimi im.......... per te gjithe besimtaret e besimeve te ndryshme, qe po te rime e ti numerojme as une se di se sa jane.
sepse njeriu zgjedh vet rrugen e tij qe ka deshire dhe sa here qe ka ardhe nje shpallje tek ata ata e kan ndrru ate sipas qefit te tyre deri tek kjo e fundit islami.
sepse njeriut iu ka dhene intelekti qe te dalloj qka eshte mire dhe qka eshte keq. ta zgjedhin rrugen siq ata deshiroje dhe te besojne ne ate qe ata kane deshire. Nje Zot eshte dhe ska tjeter , sepse po te kishte tjere secili do te kerkonte pjesen qe i takon dhe kjo gjithesi do te ishte shkatrruar. siq e ceka njeriut iua ka len mundesia e zgejdhjes.
Nuk i len Zoti qe njerezit te vdesin nga uria por njeriu e ben kete sepse Zoti ia ka kriju te gjitha te mirat dhe nese fillon e i numron nuk do te mundesh kurre tiu dalesh ne fund. por njeriu nuk i shfrytezon te mirat siq duhet dhe nuk behet human por eshte egoist dhe nje pjese i shfytezon te mirat e kesaj bote veq per vete .
sepse nje pjese e njerzimit po i perdor te mirat veq per veti e dikujt po i shkakton luftra e probleme ne vende tjera vetem e vetem qe ata te kene e te varferit te vdesin qe pasaniku te jetoj i varferi te hjek.
edhe ne kemi per ju sepse edhe po te mos e keni mire dhe te mos ia qelloni keni te drejte te mendoni sikurse ju deshironi jeni te lire te zgejdhni.
Dhe kjo zgjedhje eshte fal meshires se atij qe na ka krijuar pra Krijuesit te gjithesise All-llahut fuqiplote sepse po te donte Ai ne do ta adhuronim ate ne menyre te detyruar siq e adhurojne qdo krijes tjeter ne kete bote perveq njeriut. e ky adhurim i krijesave tjera kryhet ne menyra qe Ai ua ka caktuar seciles krijese se tij
- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Re: Ateistet Pergjigjen Per Ju
Mon 18 Jun 2012 - 21:35
Ateizmi
Termi ateizëm vjen nga greqishtja e lashtë "atheos", ku "a = pa" dhe "theos = zot", me kuptimin "pa zot", "pa perëndi".
Si kuptim origjinar në kohët e lashta termi përkufizohej si mospranim i zotave të një qyteti, mosbindja ndaj zotave të një qyteti, mospasja e një zoti a zotave. Në vijim, me shfaqjen e feve meslindore, termi do të përdorej nga paganët kundër kristianëve dhe anasjelltas, meqënëse për secilën palë mosbesimi i palës tjetër ndaj zotave të palës akuzuese (ndonëse kishin natyrë të ndryshme) konsiderohej si ateizëm.
Gjatë lashtësisë ateizmi ishte shkalla më e lartë e mosbindjes ndaj ligjeve fetare apo besimit në zota të caktuar dhe shërbente si fjalë përbuzëse ndaj personit apo qëndrimit përkatës që binte në kundërshtim me fenë apo adhurimin a pranimin e hyjnive të qytetit për të cilin bëhej fjalë. Me kalimin e kohës, termi i është nënshtruar një saktësimi dhe përcaktimi më të qartë nga ana kuptimore ku duke ardhur deri në ditët tona ka marrë përmbajtje kuptimore dhe ngjyrim krejt tjetër nga përdorimi i vjetër.
Në kuptimin bashkëkohor, termi ateizëm, si qëndrim dhe si pikëpamje filozofike, do të thotë mosteizëm, të mosqenit teist, të mosqenit besimtar, të mospasurit besim në ato çfarë beson një teist, që jo përjashtimisht, por të paktën tradicionalisht, për kontinentin evropian kuptohet si të mosbesuarit në "zotin" monoteist të feve meslindore; Kjo, sepse vetë qëndrimi varet thelbësisht nga përkufizimi përkatës që teisti i jep fjalës "zot" për t'u bërë i kuptueshëm për çfarë flet dhe ky është një përkufizim që buron nga fetë në fjalë dhe deri më sot nuk qëndron gjatë zbërthimit logjik.
"Jam ateist" përmbledh në radhë të parë frazën "nuk jam teist", pasi qëndrimi është prej vetvete mohues i pohimeve teologjike, dhe së dyti frazën "nuk besoj në ekzistencën e "zotit"", duke përfshirë në të të gjithë ata që nuk kanë besim në asnjë "zot", apo në asnjë fuqi "mbinatyrore".
Dallimi i kuptimit të sotëm nga kuptimi historik, sidomos atij mesjetar që i është dhënë nga fetarët, është se ateizmi përfshin gjithçka që nuk është teizëm dhe si e tillë gjendja nuk lë mundësi të tjera zgjedhjeje veç teizmit, apo ateizmit, pasi është një rast pyetjeje me përgjigje po ose jo. Shkurtimisht, pra, me përkufizim, nëse nuk je teist, je ateist; nëse nuk je besimtar, je mosbesimtar.
Një keqkuptim që është kryer në përcaktimin e ateizmit për disa shekuj me radhë është ai se ateizëm do të thotë "besimi se nuk ka zot". Kjo kryhej në lidhje me atë kategori të ateistëve që pohojnë hapur se "zoti" nuk ekziston, në dallim nga pjesa që thjesht nuk beson në "zot" e që nuk niset të pohojë asgjë në lidhje me "zotin". Ndërsa është e diskutueshme nëse pohimi se "zoti" nuk ekziston është shprehje besimi ose jo, reduktimi i ateizmit në thjesht një pjesë të ateizmit eksplicit (teorik, pozitiv) nuk e paraqet të plotë qëndrimin ateist, ndaj dhe shihet në çdo rast si shtrembërim i qëllimshëm. Ateizmi (si term përmbledhës për krejt qëndrimet joteiste) nuk thotë "besoj se nuk", por "nuk besoj se", një dallim ky thelbësor, pasi i dyti e përfshin të parin, por nuk barazon me të dhe nuk vlen anasjelltas.
Dy kategoritë kryesore të ateizmit janë ateizmi implicit (praktik, negativ) dhe ateizmi eksplicit (teorik, pozitiv).
Ateizmi implicit është ai qëndrim apo mënyrë jetese ku "zoti", besimi në "zot", apo çështjet rreth fesë, apo "zotit", nuk përfillen, nuk llogariten e nuk merren fare parasysh në asnjë instancë të jetës së përditshme të dikujt, nuk prekin asnjë veprimtari të njeriut a jetës së tij, pa qenë këtu e nevojshme që të kryhet ndonjë pohim rreth "zotit" apo fesë, ndaj dhe ka karakter të nënkuptuar e të pashprehur drejtpërdrejt (implicit). Këtu përfshihen tërë ata për të cilët besimi në "zot" nuk është fare pjesë e jetës së tyre.
Ateizmi eksplicit është ai qëndrim dhe ecuri ku "zoti" apo feja hetohen imtas në aspektin teorik dhe rrëzohen shprehimisht duke iu nënshtruar zbërthimit të rreptë logjik. Ky lloj ateizmi është i shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë (eksplicite) dhe nis filologjikisht që në lashtësi me Epikurin, Demokritin, Anaksagorën, Stratonin, Protagorën dhe vazhdon deri në ditët tona me një sërë mendimtarësh të tjerë si Fridrih Niçe, Dejvid Hjum, Bertrand Rasëll, Xhorxh Smith etj. Këtu përfshihen tërë ata njerëz të cilët e hedhin poshtë shprehimisht besimin në "zot".
http://ateistet.org

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi