Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Arta Ramadani, çmimi i parë për gazetari televizive në Gjermani Empty Arta Ramadani, çmimi i parë për gazetari televizive në Gjermani

Fri 7 Dec 2012 - 14:06
Message reputation : 100% (1 vote)
Arta Ramadani, çmimi i parë për gazetari televizive në Gjermani Arta%20ramadani
GJERMANI - Gazetarja shqiptare-gjermane Arta Ramadani është vlerësuar me çmimin e parë “Kausa 2012” për gazetari, në kategorinë e gazetarisë televizive në Gjermani.

Këtë çmim prestigjioz e ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit. Ndarja solemne e çmimeve është bërë pikërisht mbrëmë.

Vendin e dytë në kategorinë e gazetarisë televizive e mori Anorte Linsmayer, ndërsa të tretin Suana Meckeller, të cilat po ashtu kishin hyrë në rrethin e ngushtë për këtë shpërblim. Ky çmim është dhënë edhe për dy kategoritë tjera të gazetarisë: për gazetarinë e shkruar (gazeta dhe internet) dhe për gazetarinë radiofonike. Për të tri kategoritë janë ndarë çmimet e para, të dyta dhe të treta.

Për çmimin "Kausa 2012" kanë mundur të konkurrojnë të gjithë gazetarët në Gjermani, që janë më të rinj se 35 vjeç. Çmimi ka edhe vlerën e tij monetare, fiks 30 mijë euro, të cilat ndahen për 9 fituesit e kategorive të ndryshme. Rrëfimi televiziv për të cilin ajo mori çmimin e parë mban titullin “Schlau und trotzdem 'nur' Hauptschule” ose në shqip: “Inteligjent dhe prapë `vetëm`në shkollën e përgjithshme”. Në këtë rrëfim ajo merret me problemin e diskriminimit të nxënësve me prejardhje të huaj në shkollat gjermane.

Si protagonist merr një nxënës turk, të cilin, me gjithë notat e shkëlqyera, mësuesit e orientojnë në shkollën e përgjithshme dhe jo në gjimnaz ose në “realschule” ku ai e kishte vendin. Vetëm pas angazhimit të vendosur të nënës së tij, teknike medicinale, vogëlushit i njihet niveli dhe kthehet në shkollën reale.

Arta Ramadani punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur "Nano" të televizionit gjerman 3sat. E lindur në Prishtinë para 31 vitesh, bashkë me babanë e përndjekur politik dhe me familjarët tjerë Arta ka ardhur në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, media dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj "Sunshine Live" dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një praktikë njëvjeçare në ZDF. Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së "Hallo Deutschland". Në televizionet ku punon, ajo ka realizuar edhe emisione speciale për aktualitetin në Kosovë.

/Alb Info/Shekulli Online/Përgatiti:M.A./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi