Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kroacia heq vizat për kosovarët me Schengen  Empty Kroacia heq vizat për kosovarët me Schengen

Tue 12 Mar 2013 - 13:02
Kroacia heq vizat për kosovarët me Schengen  Kufi-kosova

Nga e hëna, 11 mars 2013, qytetarëve të Republikës së Kosovës që posedojnë vizë Schengen nuk u kërkohet më vizë kroate për të hyrë, qëndruar apo kaluar tranzit përmes territorit të Republikës së Kroacisë.

Ambasada e Kroacisë në Prishtinë, përmes një note verbale, ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Kosovës se autoritetet kroate kanë vendosur që të hiqet regjimi i mëparshëm për hyrje të qytetarëve të Kosovës në territorin e Kroacisë.

Ky vendim ka ardhur pas atij të muajit shkurt, përmes të cilit për qytetarët e Kosovës me vizë Schengen, të cilët nuk kanë pasur leje qëndrimi të rregullt në vendet e BE-së, u është kërkuar vizë kroate për të hyrë në Kroaci.

Me këtë rast, autoritetet e dy shteteve kanë pasur bisedime shumë të frytshme dhe tashmë autoritetet kroate kanë gjetur zgjidhje që do të mundësojë lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve të Kosovës në Kroaci.

Ky regjim do të jetë i vlefshëm deri në datën e hyrjes së Republikës së Kroacisë në Bashkimin Evropian, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës.

Pas këtij vendimi të shtetit kroat, diplomacia kosovare ka shprehur mirënjohjen e saj për autoritetet kroate për vullnetin dhe gjetjen e shpejtë të zgjidhjes. /top chanel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi