Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Hajde ndali gojët e liga tani, kardinalët pranë saunas gej Empty Hajde ndali gojët e liga tani, kardinalët pranë saunas gej

Tue 12 Mar 2013 - 21:48
Hajde ndali gojët e liga tani, kardinalët pranë saunas gej SaunaPara pak ditësh u përfol se pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI qëndron një komplot i organizuar nga një klan klerikësh homoseksualë.

Por ndërsa Kolegji i Kardinalëve po përgatitet për të zgjedhur pasuesin e tij, Vatikani është sërish në djersë, pas lajmit të publikuar në media se disa priftërinj ndajnë të njëjtin bllok apartamentesh me saunën më të madhe të homoseksualëve në Europë.

Selia e Shenjtë ka në pronësi 19 apartamente në bllokun në Romë, pasi ka blerë për mbi 25 milion euro pjesë në këtë godinë në vitin 2008.

Por në këto apartamente qëndrojnë edhe kardinalët, më i njohuri mes tyre kardinali Ivan Dias, që njihet edhe si ‘princi i kishës’.

76- vjeçari me siguri do terrorizohet kur të mësojë se ç’ndodh në katin poshtë apartamentit të tij me 12 dhoma.

Kardinali Diaz, që është indian dhe ish- kryepeshkopi i Mumbait, do të marrë pjesë në konklavë për të zgjedhur Papën.

Ai beson se homoseksualët mund të shërohen nga kjo tendencë e panatyrshme duke bërë një pendim të sinqertë.

Vatikani nuk ka bërë komente, ndërkohë që online ka nisur humori.

Një lexues bën humor në lidhje me saunën.

“Ups, hapa derën e gabuar, mendova se ishte kishëza”.



Sot votohet për Papën e ri, italiani Angelo Scola përflitet si favoriti

Sot pasdite 115 kardinalë do të mblidhen në konklavë për të zgjedhur Papën e ri.

E gjithë bota i ka sytë nga Vatikani.

Por kush janë favoritët në këtë garë?

Buchmacher-sat anglezë kanë vendosur në një garë thuajse të barabartë italianët Angelo Scola dhe Tarcisio Bertone, por edhe ganezin Peter Kodwo Appiah Turkson.

Për ndoshta më favoriti është Angelo Scola, 71- vjeçari nga Milano.

Gazeta “La Stampa” thotë se deri në 40 vota janë të sigurta për të. Italianët vetë kanë 28 vota në konklavë, vendi me më shumë vota në botë.

Ndërsa revista “Gente” shkruan se edhe vetë Benedikti XVI do të kishte zgjedhur Scola-n.

Scola, biri i një pastrueseje dhe një shoferi kamioni, ishte favorit edhe në vitin 2005, por atëherë ishte shumë i ri.

Ai është në krye të dioqezës së Milanos, më të madhes në Europë.

Nga pikëpamja teologjike është brilant, njihet si konservator, por edhe si kozmopolit. Por ndaj tij ka edhe kritika, pasi është i afërt me rrjetin e politikanit Berlusconi.

Se si do ecë gara, do na duhet të presim. Zëdhënësi i Vatikanit thotë se më shumë gjasë tymi i parë do jetë i zi.

Sytë janë nga oxhaku mbi Kapelen Sistine. Në pritje të tymit të bardhë./Tema/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi