- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Thu 28 Mar 2013 - 12:23
Ndonëse të rritur në kohën e tollonit dhe frikës së përhershme nga një Luftë e Tretë Botërore apo nga mundësia e pushtimit në Shqipëri, të rinjtë e 30-40 viteve më parë kishin një jetë më të lehtë se të rinjtë e sotëm, vleresoi nje sondazh i publikuar te merkuren.
Ndonëse sondazhi u realizua në Britaninë e Madhe, aspekte të këtij studimi mbeten aktuale edhe në vendin tonë, pasi shumë prej elementëve që ndikojnë në vështirësimin e jetës së tanishme janë globale.
Kështu, ndonëse se brezi i tanishëm përballet me kushte të përmirësuara në vendin e punës, më shumë liri dhe mënyra për të shpenzuar paratë, lehtësia për t’u punësuar, për të krijuar familje dhe pasur një shtëpi e përpara disa dekadave, i bën të rinjtë e sotëm të mendojnë se prindërit e tyre kishin një jetë më të lehtë.
Ajo që ishte befasuese, nga studimi ku u morën në pyetje 4 mijë persona, të ndarë përgjysmë midis grupmoshës 20-30-vjeçare e saj mbi 50-vjeçare, ishte se mbi lehtësinë e jetës së të rinjve në vitet 1970-80, binin dakord në mënyrë unanime shumica e të anketuarve të secilës grupmoshë.
68% e të anketuarve u shprehën të sigurt se stresi dhe depresioni janë elementë që rëndojnë shumë mbi brezin e tanishëm, ndërsa pavarësisht pagave më të larta, pasiguria në punë, pasiguria e pensioneve, kreditë, sigurimet shëndetësore, konkurrenca e tregut të punës, rritja e çmimeve për përballimin e një shtëpie apo një familje, e kanë bërë më të vështirë jetën në kohërat e tanishme.
“Rezulatet janë të befasishme, pasi tregojnë se të rinjtë e sotëm planifikojnë shumë më tepër të ardhmen e tyre, investojnë kohë dhe para për t’u edukuar e mbajtur në formë, ndërsa shqetësohen për financat e tyre. Të rinjtë e 40 viteve më parë, në këtë moshë kishin si shqetësim kryesor se si do të argëtoheshin gjatë ditës dhe se si do të krijonin familje”, tha sociologia Catherine Hakim, një prej autoreve të këtij studimi, transmeton T-ch.
Re: Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Fri 29 Mar 2013 - 15:04
Me e keqe nga ana shoqerore ndoshta si dhe kushtet per te perballuar jeten e mbijetesen sepse jane rrit rreziqet,ps nderkohe qe dikur me te vjetrit ishin mesuar me ate cfare kishin e mundoheshin te nxirrnin nje kafshate buke me ato pak mundesi qe kishin ne dispozicionin e tyre..Rinia sot nuk kenaqet lehte ka kerkesa dhe pretendime me shume nga jeta e tyre keshtu bien preh e puneve te zeza dhe manipulimeve ku shpesh ngaterrohen me njerez dhe banda te cilat jane te rrezikshme per vete jeten e tyre dhe familjaret...
Nga ana tjeter per lirine qe gezojne rinia sot,kushtet jetesore si dhe shume gjera te tjera qe gz si teknologjia,cel,udhetime ne vende qe dikur as ne enderr si shihnim dot apo edhe ne veshje jane shume me mire (flasim per pjesen qe hyne ne ate mesataren ku hyn nje nr i madh i popullsise) keshtu qe nuk kane goje te ankohen...

Jeta e sotme... më e vështirë se para 40 vitesh
Mon 1 Apr 2013 - 12:33
Jo vetëm gjenerata e re, por edhe prindërit e tyre pajtohen me mendimin se sot jetohet me vështirë se para 40 vjetësh. Arsyet janë pasiguria në punë, çmimet e larta të patundshmërive, kreditë dhe kartelat, puna, të cilën shumë duhen ta marrin me vete në shtëpi, stresi dhe kujdesi i vazhdueshëm për pamjen.
Gjeneratat e vjetra pëlqejnë të flasin se si për të rinjtë jeta është më e thjeshtë dhe më e lehtë. Por, duket që përveç kushteve të mira të punës, lirisë dhe vargut të pafund të mënyrave në të cilat mund t’i shpenzoni të hollat, jeta për njerëzit e rinj kurrë nuk ka qenë më e vështirë, shkruan “Mail Online”.
Studimi britanik i kryer në 4000 njerëzve të dy gjeneratave zbulon jo vetëm që gjenerata momentale e re jeton vështirë, por me këtë pohim pajtohen edhe prindërit, gjenerata më e vjetër se 50 vjet.
Studimi po ashtu ka zbuluar që 68 % e të anketuarve besojnë që gjeneratat e sotme të të rinjve janë të detyruara të durojnë më shumë probleme sesa të rinjtë para 40 vitesh.
Pavarësisht revolucionit konsumues në teknologjitë personale, pagave relativisht më të mëdha dhe kushteve më të mira të punës, personat në të njëzetat thonë që në rrugën drejt lumturisë dhe kënaqësisë rrezikohen nga shumë vështirësi.
Siguria më e mirë në punë, pensionet dhe puna e cila rrallë është marrë në shtëpi, para 40 vitesh e kanë bërë jetën më të lehtë, si dhe tregu më i mirë i patundshmërive, mungesa e kamatave të larta në kreditë dhe kartelat e kreditit.
“Rezultatet janë befasuese edhe zbulojnë që të rinjtë në të njëzetat seriozisht planifikojnë të ardhmen, investojnë kohë dhe mund në ruajtjen e shëndetit dhe formës, frikësohen për financat e veta dhe nuk janë aspak hedonistë që jetojnë vetëm për sot”, thotë dr. Catherine Hakim, profesore e sociologjisë në London School of Economics.
Stresi është problem shumë i madh për njëzetvjeçarët e sotëm: 41 % e tyre thonë që janë rregullisht nën stres. Vetë 15 % e tyre kanë deklaruar këtë gjë para 40 vitesh, ndërsa gjysma e të anketuarve kanë thënë që kurrë nuk kanë qenë nën stres.
Shqetësimet financiare, puna e tepërt, kujdesi për pamje janë shqetësimet më të përfaqësuara për ata që janë në të njëzetat, njëkohësisht të anketuarit më të vjetër kanë qenë shumë më të kënaqur me pamjen e trupit në rininë e tyre.
Si rezultat i kësaj, një njëzetvjeçar mesatar do të donte të fitonte më shpejt para sesa gjeneratat e vjetra në moshën e njëjtë. “Meshkujt dhe femrat e reja po ashtu janë dukshëm gjeneratë më e orientuar nga aspekti material se sa ajo e prindërve të tyre”, shton Hakim.
“Pasi paraja është bërë synim i jetës, standardi i lartë i jetesës sot merret si i mirëqenë. Është e qartë që rruga deri te lumturia dhe kënaqësia është ndryshuar gjatë një gjenerate.”
Ekzistojnë disa ngjashmëri në mes atyre që janë në të njëzetat dhe të pesëdhjetat, të dy gjeneratat kanë pasur synim të gjejnë partnerin e duhur dhe lidhje serioze në të njëzetat e tyre.
Pajtohen që mosha ideale për fëmijë është 29 vjet, edhe pse martesa nuk është më aq e rëndësishme si në vitet shtatëdhjeta.
Njerëzit edhe më herët kanë pasur marrëdhënie të mira me fqinjët: një nga katër persona në gjeneratën më të vjetër ruajnë kujtime si vizitat e fqinjëve dhe shoqërimet me fqinjët, derisa vetëm 7 % e njëzetvjeçarëve të sotëm mund të pohojë të njëjtën gjë.
Konsumimi i alkoolit ka mbetur i ngjashëm, por gjeneratat më vjetra kanë pirë më shumë duhan – vetëm 1/5 e gjeneratës moderne pinë duhan në krahasim me më shumë se gjysmën para dyzet vitesh.
/Shekulli Online/Përgatiti: B.M./

- shaban cakoliV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11174
Vendndodhja : Dardane
Anetaresuar : 15/11/2012
Re: Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Mon 1 Apr 2013 - 16:52
po tek shqiptaret eshte e mundur
Re: Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Mon 1 Apr 2013 - 18:40
shume e vertet cdo dite e me veshtire po behet,,,,,,,
- PrincoKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 3887
Hobi : Leximin
Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
Anetaresuar : 26/03/2012
Re: Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Mon 1 Apr 2013 - 18:44
JO ne te gjitha aspektet ka gjera me te mira nga ajo e prinderve tone po ka edhe asoj te keqia...
- MiikaaaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 3712
Anetaresuar : 22/01/2013
Re: Jeta e të rinjve sot, më e keqe se ajo e prindërve
Mon 1 Apr 2013 - 18:49
Konsumimi i alkoolit ka mbetur i ngjashëm, por gjeneratat më vjetra kanë pirë më shumë duhan – vetëm 1/5 e gjeneratës moderne pinë duhan në krahasim me më shumë se gjysmën para dyzet vitesh.
Tani pijne drogera te llojeve te ndryshme prandaj e kene lene duhanin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi