Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 17:48
Pse vetëvriten të rinjtë?  Stress-370x265

Brenda çdo viti në Maqedoni ndodhin me dhjetëra vetëvrasje. Fatmirësisht, numri i peronave që kanë vrarë veten, në këto vitet e fundit ka shënuar rënie. Kështu, sipas Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, nga viti 2009 deri në gjysmën e dytë të vitit 2011 është shënuar një rëne graduale, por mjaft shpresëdhënëse. Sepse, në vitin 209, sipas të dhënave të ESHS, ka patur 167 vetëvrasje, 125 prej të cilave janë kryer nga meshkujt dhe 42 nga femrat. Një vit më vonë, në vitin 2010, janë regjistruar gjithsej 161, të tilla, prej të cilave 116 janë kryer nga meshkujt dhe 45 nga femrat. Ndërsa rënie më drastike është shënuar në vitin 2011, kur janë shënuar gjithsej 122 vetëvrasje, prej të cilave, 87 janë kryer nga meshkujt dhe 35 nga femrat.

Por të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, bien ndesh me “trendin” në botë, ku numri i vetëvrasjeve shënon një rritje evidente. Organizata Botërore e Shëndetësisë vë në pah faktin që në të gjithë botën afro 1 milion njerëz në vit, ia marrin jetën vetes që do të thotë se në çdo 40 minuta në botë ndodh një vetëvrasje. Në pozitat më të larta të listës për nga numri i vetëvrasjes në Evropë qëndrojnë: Finlanda, Ukraina, Sllovenia, Kroacia dhe Sebia.

Në Serbi, sipas statistikave vetëm tinejxher brenda një viti vetëvriten rreth 90. Në Kosovë, ndërkaq të dhënat nga viti 2000 deri më 2008, flasin për një numër prej 526 të vetëvrarësh, që i bie afërsisht 66 të vetëvrarë brenda një viti. Ky numër më i madh, ndërkaq është në Shqipëri, ku sipas statistikave, ky numër arrin në 200 brenda një viti.

Në Maqedoni, për dallim nga Serbia, ata që vendosin të vetëvriten janë më të shumtë të moshës madhore. Kështu përderisa në Serbi, mosha më e rrezikuar janë të rinjtë, në Maqedoni, por edhe në Kosovë dhe Shqipëri mosha më e prekur nga kjo dukuri është ajo midis 45 dhe 54 vjeç.

Njohësit e këtyre problematikave, por edhe statistikat dëshmojnë se numri më i madh i të vetëvrarëve janë të gjinisë mashkullore, por ata theksojnë faktin që vajzat tri herë më shumë tentojnë të vrasin veten, ndërsa djemtë tri herë më shumë ja arrijnë këtij qëllimi.

“Vetëvrasja paraqet komunikim të çrregulluar në momentet e vështira të jetës. Edhe pse trajtohet si akt personal, ajo përsëri lidhet me proceset sociale, pasi njeriu e ndien veten si të tjetërsuar nga mjedisi shoqëror, nga dëshirat, mundësitë dhe nevojat”, thekson për Portalb,
Sociologu Muhamet Borova,

Ai shton se vetëvrasja është problem social në kuptimin ekzistencial, sepse ka të bëjë me problemet e absurdit jetësor.

“Në kohët kur jeta zhvillohet me një dinamikë të paparë, individi mbyllet në botën vetanake, humb mundësitë për t’u ballafaquar me kontrollimin e emocioneve, dhe zgjidhjen e problemeve për shkak të mungesës së përkrahjes e kërkon në vetëvrasje”, thekson sociologu Muhamet Borova.

Ekspertët theksojnë se adoleshentët , më së tepërmi mundohen të vetëvriten në mënyrë impulsive, prandaj nuk është e lehtë të parashikohet akti i tillë. Më tej, ata shtojnë se megjithatë disa ndryshime të sjelljes dhe disponimit të tyre mund të na tërheqin vërejtjen për mundësinë e kryerjes së këtij veprimi dhe posaçërisht duhet vënë re nëse fëmija është i mërzitur, i tërhequr apo i heshtur, apo nëse është i tensionuar dhe nervoz,

“Ekzistojnë tre faktorë rreziqesh që mund të çojnë në aktin e vetëvrasjes. I pari ka të bëjë me humbjen e njeriut të dashur, prindërve ose partnerit, në grupin e dytë hyjnë çështjet filozofike, kuptimi i jetës etj., dhe në të tretin bën pjesë çfarëdo lloj keqtrajtimi (qoftë psikologjik apo seksual”, vlerësojnë ekspertët.

Ata kanë ardhur në përfundim që të rinjtë vetëm një orë para aktit të vetëvrasjes, as nuk e kanë çuar mendjen për kryerjen e këtij akti, ndërsa vetëm brenda një kohe të shkurtër “tërhiqet këmbëza” dhe ngjallet ndjenja për kryerjen e këtij akti.

Bleroo
Bleroo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 1333
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/04/2013

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 18:02
Te rinjet ne adoloshenc bejn vetvrasje sepse mendojn se cdo gje per ta ka marre fund, ku ne fakt ne ate mosh fillon gjithqka.
Ndersa personat madhor bejn vetvrasje kur jan ne borgje ose kan ndonje veshtiresi te madhe qe nuk ka rrugedalje.
Ky ishte mendimi im. Ndersa me vjen shume mire se ne Kosove nuk qenka numri i madhe i vetvrasjeve, shpresoj qe edhe ai numer qe eshte te zvogelohet sa me shume.
Nje fakt tjeter me qudit se si ne Finland eshte numri kaq i madhe i vetvrasjeve
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 19:14
Jetojme nje nje kohe kritike per te perballuar dhe shume adoleshente jane teper te ndjeshem ndaj presioneve te jetes.
Per c'do rast te till do te thoja qe askush MOS TE DOREZOHET !!!
Jeta eshte teper e shkurter per te vepruar ne kete menyre ...
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 22:41
Vetevriten sepse JU MOHOHET TE JETOJNE MOSHEN E TYRE.
Lirine e tyre, te drejtat e tyre dhe gjithashtu GABIMET E TYRE.
OPRESIONI i mentalitetit te con ne te tilla pika , ku i mohon vetes dhe Jeten , sepse ka disa persona , qe arrijne te te mbysin dhe te te poshterojne dite per dite.
Ti nuk arrin te marresh fryme, ti je perhere i gjykuar, ti je perhere ne qender te vemendjes Negativisht dhe pse nuk po i bene keq ASKUJT...
Prinderit e kane fajin !!!!
Pse e theme kete ? Pse e ngre gishtin ndaj tyre?
Sepse jane ata qe jane me prane femijeve te tyre dhe aq me teper ne te tille mentalitet PATRIARKAL ku mashkulli Vendos per jeten e cdo femre.
Nuk jane te drejta disa gjera.
Familja duhet te japi Ngrohtesi , familja duhet te jete nje pike ku te mbeshtetesh dhe jo nje pike , ku sahere te shkosh ne shtepi , mos ta kesh ate deshire Kthimi.
E DI SE PER CFARE PO FLAS !!!!
Nenat duhet tu qendrojne me prane vajzave , te jene me te kuptueshme me ato.
Nuk eshte e thjeshte sot ne nje bote te tille , te ecesh perpara dhe jo me te tille DHUNE PSIKOLOGJIKE DHE IMPONIME PATRIARKALE.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 22:52
EpiKada shkruajti:Vetevriten sepse JU MOHOHET TE JETOJNE MOSHEN E TYRE.
Lirine e tyre, te drejtat e tyre dhe gjithashtu GABIMET E TYRE.
OPRESIONI i mentalitetit te con ne te tilla pika , ku i mohon vetes dhe Jeten , sepse ka disa persona , qe arrijne te te mbysin dhe te te poshterojne dite per dite.
Ti nuk arrin te marresh fryme, ti je perhere i gjykuar, ti je perhere ne qender te vemendjes Negativisht dhe pse nuk po i bene keq ASKUJT...
Prinderit e kane fajin !!!!
Pse e theme kete ? Pse e ngre gishtin ndaj tyre?
Sepse jane ata qe jane me prane femijeve te tyre dhe aq me teper ne te tille mentalitet PATRIARKAL ku mashkulli Vendos per jeten e cdo femre.
Nuk jane te drejta disa gjera.
Familja duhet te japi Ngrohtesi , familja duhet te jete nje pike ku te mbeshtetesh dhe jo nje pike , ku sahere te shkosh ne shtepi , mos ta kesh ate deshire Kthimi.
E DI SE PER CFARE PO FLAS !!!!
Nenat duhet tu qendrojne me prane vajzave , te jene me te kuptueshme me ato.
Nuk eshte e thjeshte sot ne nje bote te tille , te ecesh perpara dhe jo me te tille DHUNE PSIKOLOGJIKE DHE IMPONIME PATRIARKALE.

Ketu e ke shuuuuuuum gabim enderuar..po qe se shohish shtetet ku ma shum eshte ne ritje vetvrasja te drejtat i kan ma shum se saqe duhet..
Pse prinderit e kan fajin cili prinde do te kishte pasur deshir qe femijut te tij ti ndodh nji gje e till...
-Ekziztojn problemet te tjera qe i con te rinjet ta bejn ket gje..
kam lexuar moti di ku se rastet e ketilla me se shumti ju ndodhin te rinjve te pasanikve qe nuk ju mungon asgje.....
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Fri 10 May 2013 - 23:11
Une e mendoje ndoshta dhe Gabim , por fakti eshte se jemi ne te tille rezultat ne Maqedoni !
Ku do ta gjesh zgjidhjen tek Bota ? Mendoje se Zgjidhja e problemit duhet bere tek Sistemi .
Gjithesesi e di qe sdo me japesh te drejte. Por nje gje eshte e vertete : qe prane femijeve, me shume rri nje Prind se sa Komshiu Wink prandaj mendoje se Faji eshte i prinderve.
Mosha RINORE duhet jetuar, duhet gabuar per te mesuar, nqs nje njeriu i heq te drejtat, per cfare duhet te jetoje ai njeri ? I humb sensin e Jetes.
E di se per cfare Flas !
Sepse nga Familje shqiptare vije dhe Une dhe kur vendosa te ikja larg familjes ........diskutimet ishin te panumerta !!!
Por Ja qe tani qe NE FAMILJEN TIME NUK PUNON ASKUSH dhe une gjeta nje Shanc per te rritur Vellezrit e mi dhe pse jam femer, dhe pse dola jashte BOTES PATRIARKALE te prindit Tim , qenkam e mire , nuk jam e perdale.
Pra Princo , NUK JEMI THJESHTE POSTUES ; POR VEME DHE REALITETIN TONE KETU !!!

Sponsored content

Pse vetëvriten të rinjtë?  Empty Re: Pse vetëvriten të rinjtë?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi