Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Sondazhi italian: PD fiton ndaj PS-së Empty Sondazhi italian: PD fiton ndaj PS-së

Wed 19 Jun 2013 - 14:57
IRANE-Një sondazh i institutit të njohur “Euromedia Research” e nxjerr Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, fitues me rreth 3 për qind të votave mbi koalicionin e opozitës. Pyetja që u është drejtuar rreth 2 mijë të anketuarve në muajin qershor ishte: “Nëse këto zgjedhje do të mbaheshin sot, për cilën parti do të votonit, apo jeni i pavendosur?” Sipas tabelës së rezultateve lexohet se koalicioni “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka 48.4% të votave, ndërsa “Aleanca për Shqipërinë Europiane” 45.5% të votave. Ndërkohë, të dhënat për partitë janë: 45.6% thanë se do të votonin për Partinë Demokratike, 40.1% për Partinë Socialiste dhe 5.2% për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Fryma e Re Demokratike ka 2.7% të votave, ndërsa Aleanca Kuqezi 1.7% të votave. 7.5% e të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen.
TE DHENA TE TJERA
“A mendoni se aktualisht gjërat në Shqipëri po shkojnë në drejtimin e duhur apo mendoni se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar?”, ka qenë një nga pyetjet, së cilës i janë përgjigjur: Në drejtimin e duhur 55.5% të të anketuarve dhe në drejtimin e gabuar 35.2% e tyre.
“Nëse ju pyes për pesë vitet e fundit, në këto pesë vite, gjendja në Tiranë është përmirësuar, përkeqësuar apo ka mbetur e njëjtë?”, ka qenë një tjetër pyetje, së cilës i janë përgjigjur: 46.5% është përmirësuar dhe 30.5% është përkeqësuar.
VEZHGIMI
“Euromedia Research” shpjegon se qëllimi i këtij vëzhgimi është të përmbledhë mendimet e banorëve të Qarkut Tiranë, 18 vjeç e sipër, rreth disa figurave politike shqiptare, aktualitetit politik dhe rreth votimit në zgjedhjet e ardhshme.
KAMPIONI
Kampionët janë përzgjedhur nëpërmjet shtresëzimit proporcional të shumëfishtë, bazuar mbi gjininë, grup-moshën, prefekturën dhe rrethin e banimit. Të dhënat lidhur me madhësitë absolute dhe përqindjet e karakteristikave të sipërpërmendura janë marrë nga INSTAT-i dhe i referohen vitit 2011.
POPULLIMI
Popullimi është përcaktuar duke u nisur nga Votues (për çdo rreth), mbi të cilat përcaktohet fillimisht përqindja e popullsisë 18 vjeç e sipër, e më pas ndërthuret me të dhënat mbi gjininë dhe moshën. (Votuesit e qarkut të Tiranës: 784.441)
SHENIM MBI INSTRUMENTET E PERDORURA
Gjatë studimit janë përdorur instrumentet: DBSTAT, SPSS, EXCEL.
GRUMBULLIMI
Për grumbullimin është përdorur intervista telefonike nëpërmjet metodës C.A.T.I. (Computer Aided Telephone Interviewing).http://shqipmedia.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi