Miti i pavdekshëm i Bruce Lee
Mon 22 Jul 2013 - 11:25
E gjithë bota e njeh atë siBruce Lee, luftëtarin e ftohtë dhe të sigurt të artevemarciale, që papritur u kthye në ikonën e kinematografisë në fillim të viteve ’70.
Ai performoi në pesë filma, tre prej të cilëve u publikuan pas vdekjes së tij në Hong Kong, në moshën 32-vjeçare. Por jeta e tij, filozofia dhe trashëgimia mbetën, duke kaluar barrierat e kohës dhe kombësisë.
Këtë të shtunë, Hong Kongu do të shënojë 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të Lee, duke hapur një ekspozitë në Muzeun e Trashëgimisë, ku do të paraqiten arritjet e yllit të arteve marciale.“Mendoj se arsyet përse ne sot vazhdojmë të flasim për Bruce Lee, dhe jo në mënyrë nostalgjike por të rëndësishme, janë eksperienca e tij e gjatë, filozofiadhe origjinaliteti i jetës së tij”, thotë Shanon Lee, vajza e tij e vetme.
“Po të mos kishte performuar me origjinalitetin dhe aftësitë e tij në ato filma, atëherë nuk mendoj se sot do të vazhdonim të flisnim për të”, shton Shanon.
Zonja Lee është drejtuese e Fondacionit Bruce Lee, me bazë në Shtetet e Bashkuara, që huazoi qindra sende personale të të atit për ekspozitën që do të hapet në Hong Kong.
Mes 600 objekteve janë kostumi i verdhë që Bruce Lee veshi në filmin “Game of Death”, disa poezi të shkruara prej tij në anglisht, foto të familjes, etj.lajmengabota
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi