Universitetet shqiptare, shumë poshtë atyre të rajonit
Tue 6 Aug 2013 - 17:12
Rankimet e shumta të bazuara në kritere të ndryshme gjithmonë nxjerrin universitetet shqiptare shumë më poshtë në rënditje krahasuar me ato të rajonit, njofton Portali Albeu.com.
Sipas rankimit të fundit të publikuar nga "Webometrics Ranking 2013", universiteti shqiptar me rankimin më të lartë është ai i Prishtinës i rënditur si i 4416-ti në botë, i pasuar nga Universiteti i Tiranës (8012), Universiteti i Europës Juglindore në Tetovë (9304) dhe Universiteti prestigjioz Epoka në Tiranë (9874), i cili vitin e kaluar ishte universiteti i rankuar më së larti nga të gjithë universitetet tjera shqiptare. I pesti në listën e universiteteve shqiptare të rajonit rënditet Universiteti Politeknik i Tiranës (10049). Sipas kësaj rënditjeje, në top 5-shin e universiteteve më të mira shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, katër universitete janë publike dhe vetëm një privat, Universiteti Epoka.
Ndryshe nga universitetet shqiptare, universitetet kryesore të shteteve fqinje rankohen shumë më lartë se ato shqiptare.
Kështu, sipas Portalit Albeu.com bazuar në të dhënat e "Webometrics Ranking 2013", Serbia ka 8 universitete të rankuara më lartë se universitetet më të mira shqiptare, Maqedonia 3, ndërsa Mali i Zi një.
Universiteti me rankimin më të lartë në rajon është ai i Beogradit, i cili rankohet i 729-ti, para Universitetit të Novi Sadit (1473) dhe Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup (1878). /albeu.com/

Re: Universitetet shqiptare, shumë poshtë atyre të rajonit
Thu 8 Aug 2013 - 0:12
Me të vertete univerziteti i europes juglindore është univerzitet prestigjioz dhe me kualitet te larta!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi