- LegjendaAnetar i perjashtuar
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 40
Postime : 5560
Hobi : FUTBOLL
Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
Anetaresuar : 19/02/2012
Siri, forcat amerikane dislokohen në afërsi të Sirisë
Sat 24 Aug 2013 - 17:59
) - Pentagoni po dislokon trupa ushtarake në afërsi të Sirisë, ka pohuar sekretari amerikan i Mbrojtjes, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë duke marrë në konsideratë mundësitë për ndërhyrje ajrore kundër regjimit të Bashar Al-Asadit.
Hagel nuk dha detaje te tjera, por raportet ne media pohojnë se prania e marinës amerikane të luftës në lindje të Mesdheut është shtuar ndjeshëm.
Sulmi i pretenduar me armë kimike ndaj civilëve, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, ka shkaktuar zemërim të madh në Shtëpinë e Bardhë, por edhe në kryeqytetet e fuqive të mëdha botërore. Për hetimin e përdorimit të helmit kimik në Bagdad tashmë ka arritur edhe ekipi i OKB-së, or ai ende nuk po lejohet të vizitojë vendin e ngjarjes. Madje, edhe Rusia, një aleate e Asadit iu bashkua apeleve te drejtuara Damaskut që të bashkëpunojë me ekspertët e OKB-së dhe t’i lejojë të hetojnë dyshimet mbi përdorimin e armëve kimike në rrethinat e kryeqytetit. Moska shtoi gjithashtu se nga kundërshtarë të regjimit pretendohet të garantojnë kalim të sigurt për misionin e OKB-së.
9:38 - Obama shqyrton shembullin e Kosovës për intervenim në Siri
Pas dyshimeve se në Siri forcat qeveritare mund të kenë përdorur armë kimike kundër popullsisë civile, administrata amerikane është duke peshuar opsionet e reagimit, ndërsa këshilltarët e sigurisë kombëtare të presidentit Obama po studiojnë modelin e sulmeve ajrore të NATO-së, ashtu si në Kosovë, pa një mandat paraprak të Kombeve të Bashkuara. Kështu shkruan sot e përditshmja The New York Times, për të shtuar se Rusia me gjasë do të vinte veto ndaj çdo veprimi ushtarak në Këshillin e Sigurimit, ndërsa presidenti amerikan po përballet me dilemën nëse mund të anashkalojë Kombet Bashkuara.“Nëse SHBA-ja sulmon një vend tjetër pa një mandat të OKB-së dhe pa prova të qarta, pyetjet që shtrohen janë se a e mbështet një gjë të tillë ligji ndërkombëtar dhe a kemi një koalicion që kjo të realizohet”, tha Obama të premten për rrjetin televiziv CNN, në komentin e tij të parë publik pas sulmit vdekjeprurës të mërkurën, transmeton RTK.
Kosova është një precedent i qartë për Obamën, shkruan gazeta njujorkeze, sepse ashtu si në Siri, atje u vranë civilë, ndërsa Rusia kishte lidhje të gjata me qeveritarët (Serbinë) që akuzoheshin për abuzimet.
“Në vitin 1999, presidenti Bill Clinton përdori miratimin e NATO-së dhe logjikën e mbrojtjes së një popullsie të pambrojtur për të arsyetuar sulmet ajrore 78 ditëshe,” shkruan The New York Times.
Zyrtarë të administratës i kanë thënë gazetës se precedenti i Kosovës (i ndërhyrjes së ngjashme ushtarake) ishte një nga shumë çështjet që po diskutohej në takimet e vazhdueshme të Shtëpisë së Bardhë, kur është fjala për krizën në Siri.
Clinton e dinte se nuk kishte asnjë shpresë të sigurohej një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit që autorizonte përdorimin e forcës (në Kosovë). Rusia ishte një mbështetës i moçëm i Millosheviqit dhe ishte e vendosur të vinte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar ndërhyrjen, shkruan gazeta njujorkeze.
“NATO ndërmori sulmet ajrore para se Millosheviqi të pranonte kërkesat e NATO-s”, shkruan ndër të tjera gazeta amerikane duke evokuar luftën e Kosovës si një shembull i mundshëm i reagimit të bashkësisë ndërkombëtare.

- Masakër mizore në Siri, forcat qeveritare vrasin 36 fëmijë
- Kasaphane në Siri! 106 civil të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë nga forcat e Assad!
- Ushtria amerikane futen në Siri
- Një asteroid sa aeroplani do të “fluturojë” sot në “afërsi” të Tokës
- Në afërsi të spitalit të Korçës, gjendet foshnja e vdekur në kazanin e plehrave
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi