Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe Empty “E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe

Thu 29 Aug 2013 - 23:08
“E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe Xhulia-sh
Mediat greke zbulojnë se Aslanis kishte birësuar një vajzë shqiptare, e cila ishte përgjegjëse në menaxhimin e pasurisë së tij
Një ditë pas vetëvrasjes së stilistit të mirënjohur grek, Mihalis Aslanis, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, fakte të reja po zbulohen për zbardhjen e arsyeve të këtij akti ekstrem. 63-vjeçari la një letër përpara se të kryente vetëvrasjen, ku sqaronte se vështirësitë financiare dhe borxhet e shumta e shtynë të ndërmerrte këtë akt.

Por sot, pas kryerjes së autopsisë, disa fakte të reja tregojnë se Aslanis ka qenë një viktimë e mashtrimit financiar. Në letrën e tij, ai akuzon një vajzë shqiptare, emri i të cilës është Xhulia, të cilën Aslanis e kishte birësuar që fëmijë, kur e ëma e saj punonte si shërbyese në shtëpinë e tij.

Aslanis ishte mjaft i lidhur me vajzën shqiptare, të cilën e rriti si të ishte i ati i saj. Ai u kujdes për shkollimin e saj dhe Xhulia u diplomua në kontabilitet-financë me rezultate të larta. Pas përfundimit të studimeve, Xhulia më pas menaxhonte pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të Aslani-sit.

Bashkë me shqiptaren, ai kishte punësuar edhe një kontabiliste greke nga qyteti i Patrës. Dyshimet janë se shqiptarja, së bashku me kolegen e saj greke, nuk kanë derdhur asnjë llogari tek tatimet fiskale, duke bërë kështu që stilisti të futej në borxhe të mëdha.

Sipas Aslanisit, shqiptarja, në bashkëpunim me kontabilisten tjetër, i kanë marrë paratë, duke e zhytur në borxhe. Këtë Aslanis e kishte pohuar edhe më parë në një interviste ku thoshte se ishte në telashe të mëdha, pasi “vajza” e tij dehe kontabilistja greke e kishin mashtruar, duke mos paguar detyrimet e firmës së tij.

Asnjëra nga kontabilistet nuk gjendet për të dëshmuar. “To Vima” shkruan se shqiptarja, mund të jetë kthyer në Shqipëri, ndërsa kontabilistja greke është zhdukur pa lënë gjurmë. Stilisti i njohur grek, Mihalis Aslanis u gjet i vdekur 2 ditë më parë në banesën e tij në lagjen “Kolonaki” të Athinës.

Mihalis Aslanis u lind në Athinë dhe studioi për dizajn dhe arte figurative, histori arti dhe teatër. Ai ishte shumë i njohur për botën e modës me një karrierë të pasur, e cila nisi që në vitin 1974.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/
“E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe Xhulia-Sh3

“E bija” shqiptare e futi stilistin grek në borxhe Xhulia-2Sh

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi