Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Salomi
Salomi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 2617
<b>Hobi</b> Hobi : shoping
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne zemren e Shqiperise
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/02/2010

“NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina’ Empty “NRG Band” të kënaqur me ‘Rina Rina’

Wed 20 Apr 2011 - 2:28
Janë duke e shijuar maksimalisht pritjen e këngës më të re të tyre, me të cilën ia mësynë garës së festivalit “Top Fest 8”, e gjithashtu thonë se janë duke punuar maksimalisht rreth angazhimeve të reja muzikore.E teksa përgatitjet e tyre rreth prezantimeve tjera në “Top Fest” vazhdojnë, djemtë e bendit “NRG Band” thonë se pritja e mirë e këngës “Rina Rina” nga ana e publikut i bën të ndihen shumë mirë.“Jemi tëkënaqur, sepse kemi punuar mjaft gjatë për këtë projekt dhe jemi shumë të kënaqur për pritjen e mirë, e cila i është bërë nga ana e publikut. Ka arritur të ketë një shikueshmëri shumë të madhe dhe klikimet në ‘YouTube’ për këtë këngë kanë arritur afër 200 mijë. Ka arritur të ketë shikueshmëri gati më të lartën nga të gjitha këngët konkurruese. Jemi të kënaqur”, ka theksuar Besnik Çaka për‘InfoPress’.“Nuk e di, sa i përket publikut ne deri më tash jemi fitues, por ajo nuk varet nga ne, sepse aty është pjesa e jurisë dhe vlerësimet tjera që do bëhen. Tashmë kemi filluar edhe me përgatitjet rreth klipit dhe besoj që pas festivalit, edhe klipi do të jetë i gatshëm. E kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të katërt të grupit “NRG Band”. Albumi është në përfundim e sipër dhe presim editimin e tij”, ka pohuar Çaka. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi