Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Dita Botërore kundra Kancerit Empty Dita Botërore kundra Kancerit

Tue 9 Feb 2010 - 15:14
Data 4 shkurt është themeluar si Dita Botërore kundra Kancerit. Bëhet fjalë për një iniciativë të Unionit Ndërkombëtar Kundra Kancerit (UICC) dhe Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO). Qëllimi i kësaj dite është informimi i publikut të gjerë, për t’u ndërgjegjësuar dhe për të bërë çdo përpjekje të mundshme për parandalimin e kësaj sëmundjeje serioze që jo gjithmonë është vdekjeprurëse. Sipas të dhënave të dy organizatave ndërkombëtare, çdo vit, mbi 12 milionë personave u diagnostikohet një lloj kanceri, dhe 7.6 milionë njerëz humbasin jetën e tyre nga disa lloje kanceri. Specialistët thonë se rreziku i shfaqjes së kancerit, mund të reduktohej deri në 40% në qoftë se adoptoheshin masat e duhura të imunizimit dhe parandalimit në kombinim me një ndryshim rrënjësor të mënyrës së jetesës, si ndërprerja e duhanpirjes, ushqyerja e shëndetshme, kufizimi i konsumimit të alkoolit dhe reduktimi i ekspozimit në diell.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi