Vetëvritet për t’i dhënë familjes organet e saj
Sat 9 Jul 2011 - 16:53
Një 12-vjeçare indiane i dha fund jetës me qëllimin për t’i dhuruar organet e saj të atit dhe vëllait, por trupi i saj u dogj para se të lexohej letra me dëshirën e saj të fundit.
“Vajza e vogël nga India lindore e kishte parë vetëvrasjen si të vetmen mënyrë për të ndihmuar familjen e saj, e cila nuk i kishte mundësitë financiare për operacionin në sy të të atit dhe transplantin e veshkës për të vëllain”, thuhet në Times of India.
Mumpy Sarkar vrau veten në 27 qershor, duke lënë pas një letër ku shpjegonte arsyet e veprimit të saj. Por fatkeqësisht, letra e vetëvrasjes u gjet një ditë pasi trupi i saj ishte djegur në kremator.
Sipas të përditshmes indiane, vajza i kishte treguar motrës për planin e saj, duke i kërkuar që të bënte edhe ajo të njëjtën gjë, por vajza tjetër kishte qeshur me të dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas Mumpy kishte pirë Thioten, një lloj pesticidi, dhe i kishte ankuar të atit ta çonte në spital se i dhimbte stomaku. Familja e dërgoi në spital 12-vjeçaren, por atje gjendja e saj u përkeqësua dhe një ditë më pas ajo vdiq.
Shekulli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi