- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
A rigjenerohen organet?
Tue 31 Jan 2012 - 16:39
Shkencëtarët analizuan procesin e plakjes të organeve në trupin tone. Të gjitha organet, përveç trurit dhe syrit, mund të rigjenerohen dhe në këtë mënyrë trupi ynë arrin të qëndrojë 10 vjet nën moshën e tij gjatë gjithë jetës.
Sipas një lajmi të publikuar në gazetën “Daily Mail” bëhet e ditur se shkaku i kësaj është rigjenerimi i qelizave, ose thënë ndryshe zëvendësimi i qelizave të vjetra me të reja.
Por nuk mund të themi se të gjitha organet përfitojnë nga kjo “rini e përhershme”. Truri, syri dhe sistemi nervor nuk rigjenerohen. Të gjitha qelizat në tru – përveç atyre të shijes dhe mësimit – sistemi nervor dhe syri nuk arrijnë të mposhtin plakjen.
Zemra rigjenerohet një herë në 20 vjet
Më parë mendohej që qelizat e zemrës nuk ndryshojnë asnjëherë. Por Dr. Piero Anversa nga universiteti i Nju Jorkut arriti të vërtetonte të kundërtën. Duke pohuar që zemra rinovohet, dr. Anversa thekson se ky rinovim zgjat të paktën 20 vjet.
Flokët rigjenerohen për 3-6 vjet
Çdo fije floku në mes 100 mijë fijeve të tjera të flokëve zgjatet 1,25 centimetra në muaj. Për këtë arsye mosha e flokut ndryshon në lidhje me gjatësinë e tij.
Muri i stomakut rigjenerohet çdo 3-5 ditë
Duke pohuar që qelizat e stomakut nuk mund të rezistojnë përballë acidit të stomakut, Jonas Frisen nga Instituti Karolinska thekson se këto qeliza rigjenerohen çdo 3-5 ditë. Por nikotina ngadalëson procesin e rigjenerimit.
Zorrët rigjenerohen çdo 2-5 ditë
Ashtu si stomaku edhe qelizat e zorrëve ndodhen në kushte të vështira dhe si rrjedhojë ato rigjenerohen me shpejtësi brenda 2- 5 ditëve.
Kockat rigjenerohen për 10 vjet
Edhe skeleti ynë është një nga pjesët e rigjenerueshme. Mendohet se kockat rigjenerohen plotësisht një here në 10 vjet.
Gjuha rigjenerohet në 10 ditë
Në çdo nga 10 mijë sythet e molekulave të shijes të gjendura në gjuhë, gjenden 50 qeliza. Edhe këto qeliza rigjenerohen çdo 10 ditë.
Mëlçia rigjenerohet një herë në 6 muaj
Mëlçia është një nga organet më të forta të trupit, sepse depoziton të gjitha lëndët e nevojshme për gjakun, sheqerin, proteinat dhe yndyrat. Sipas deklaratës së dhënë nga fondacioni i mëlçisë në Angli, mëlçia rigjenerohet një herë në 6 muaj.
Mushkëritë rigjenerohen një herë në vit
Qelizat e mushkërive rigjenerohen në periudha të ndryshme dhe kjo ndryshon në varësi të pastërtisë së ajrit, konsumimit ose jo të cigares. Ndërsa koha e rigjenerimit është 6 muaj deri në 1 vit.
Sytë nuk rigjenerohen
Përveç shtresës së korneas, sytë nuk zotërojnë veçorinë e rigjenerimit. Me kalimin e viteve sytë plaken bashkë me ju. E njëjta gjë ndodh edhe me qelizat e trurit. /Start /

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi