Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar” Empty Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar”

Sun 28 Aug 2011 - 15:59
Zhvendoset për të katërtën herë monumenti i “Luftëtarit kombëtar” në Korçë. Zbatimi i projektit të masterplanit ka prekur edhe këtë objekt identifikues në qytet.Vepra e punuar nga mjeshtri i madh Odise Paskali është vendosur fillimisht në vitin 1932 në qendër të qytetit të Korçës dhe prej këtij viti numëron plot 4 zhvendosje.Punonjës të Bashkisë kanë hequr pjesën e skulpturës të punuar me mjeshtëri, për ta ruajtur atë në një magazinë, ndërkohë që në qendër të qytetit tashmë ka mbetur një bazament i zbrazët.
Viti 1985 ishte ai i cili përkoi me zëvendësimin e parë të këtij monumenti në vend të të cilit u vendos busti i diktatorit Enver Hoxha dhe me tej Luftëtari Kombëtar, apo siç njihet nga qytetarët edhe ushtari i panjohur u zhvendos edhe disa herë të tjera.Për vite të tëra ky monument ka shërbyer jo vetëm si një vlerë, por edhe si një pikë referimi për qytetarët e Korçës.Nuk dihet tanimë edhe për sa kohë ky monument do të qendrojë i magazinuar diku para se të mund të gjendet një hapësirë e re për t’u vendosur.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar” Empty Re: Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar”

Sun 28 Aug 2011 - 17:34
cna lane pa monumente kulture te poshtrit ku do bejeme foto tani neve hahahahah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi