Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si te investosh ne Letrat me Vlere dhe Bono Thesari shqiptare me vetem 5000 leke? Empty Si te investosh ne Letrat me Vlere dhe Bono Thesari shqiptare me vetem 5000 leke?

Mon 13 Feb 2012 - 23:11
Si te investosh ne Letrat me Vlere dhe Bono Thesari shqiptare me vetem 5000 leke? Flag-01Keni dashur ndonjehere te investoni ne Letrat me Vlere, ne Bono Thesari dhe Obligacione shqiptare dhe nuk keni ditur se si te veproni apo nuk keni pasur shumen minimale te nevojshme?Fale Raiffeisen Invest, nje kompani teresisht e Raiffeisen Bank Albania, tashme ju e keni kete mundesi.



Cfare jane Bonot dhe Obligacionet e Thesarit?

Te gjitha qeverite ne te gjithe boten, gjithashtu edhe bashkite ne disa shtete, leshojne Letra me Vlere, Bono dhe Obligacione Thesari si menyre per te marre para hua. Nga ana e tyre, per te shlyer borxhin, qeverite paguajne interesat tuaja. Mendoni sikur ju po i jepni para hua qeverise. I vetmi ndryshim eshte se eshte qeveria qe vendos se cfare interesi do t’ju paguaje. Pra JO, ju nuk mund te shkoni ne parlament dhe te diskutoni mbi normen e interest! Perkundrazi investitoret e medhenj ne Tregjet e Letrave me vlere, qe zakonisht jane banka dhe kompani sigurimesh, vendosin normen e interesit qe qeveria duhet ti paguaje atyre… keshtu Po, kjo eshte nje negociate. Te dy palet bejne nje marreveshje mbi kete baze.

Cili eshte ndryshimi midis Bonos se Thesarit dhe Obligacionit?

Bonot e Thesarit leshohen nga qeverite per nje periudhe deri ne 1 vit… domethene qe qeveria do te shlyeje huane tek ju brenda nje viti. Obligacionet e Thesarit leshohen nga qeverite per nje periudhe me shume se 1 vit. Cdo Leter me Vlere do te kete nje maturim te caktuar ose daten e shlyerjes. Me siguri do te kete ndonje rrisk dhenia e parave hua qeverise Po ka, por deri me sot qeverite shqiptare asnjehere nuk kane deshtuar ne shlyerjen ne kohe te Letrave me Vlere.
Ju me siguri keni lexuar apo degjuar per deshtimin e borxhit grek. Ne thelb qeveria greke, si pasoje e problemeve financiare, pagoi me pak se sa kishte marre hua. Por duhet theksuar se ka arsye te forta per kete, nje prej te cilave eshte fakti se Greqia perdor euro-n dhe ka me pak kontroll mbi monedhen, rrjedhimisht ka me pak kontroll mbi ekonomine e saj. Shqiperia nuk perdor euro, ajo perdor Leke. Se dyti Greqia ka borxhe qe krahasohen me sasine e te ardhurave ne vend prej 142%, nderkohe Shqiperia qendron ne 59%.

A eshte e mundur qe te mos i blej Bonot dhe Obligacionet e Thesarit direkt nga qeveria?

Eshte e mundur, gjithsesi per te blere nje Bono Thesari ju nevojitet nje minimum prej 300 000 Leke dhe per te blere nje Obligacion Thesari ju nevojiten 1 000 000 Leke. Ndersa me Raiffeisen Invest ju duhet te keni vetem 5 000 Leke! Per te ditur me shume se cfare duhet per te blere nje Bono Thesari apo nje Obligacion (apo me shume), ju duhet te vizitoni Banken e Shqiperise me parate ne dore, si dhe te plotesoni formularin e zakonshem dhe dokumentat te cilat ju mund ti quani burrokrraci.

Si funksionon Raiffeisen Invest?

Raiffeisen Invest ka lancuar fondin Prestigj qe grumbullon parate e kursyera dhe investon ne Letra me Vlere, Bono dhe Obligacione. Nese ju investoni ne fond deri ne fund te muajit shkurt, ju do te merrni nje kuote per cdo 1 000 leke qe investoni. Per nje minimum investimi prej 5 000 Leke, ju do te merrni 5 kuota. Fondi Raiffeisen Prestigj u lancua vetem me 1 Shkurt. Znj.Gjata, Drejtore e Pergjithshme e RAiffeisen Invest tha: “Deri me tani jane investuar shuma te konsiderueshme qe ne nuk i prisnim. Kjo eshte e mrekullueshme! Kjo ka ndodhur ne nje kohe shume te shkurter. Mendoj se minimuni prej 5 000 Leke eshte nje mundesi e madhe qe shqiptaret te investojne nepermjet fondit tone ne Bonot dhe Obligacionet shqiptare. Kjo eshte dicka qe me pare ka qene e rezervuar vetem per me te pasurit dhe tani eshte e mundur per te gjithe. ”

Pse investimi im mbahet ne Kuota?

Ne terma te thjeshte, nje kuote eshte thjesht nje mates i investimit tuaj. Por qe nga data 1 mars vlera e kuotes suaj mund te luhatet ne perputhje me vleren tregut te Letrave me Vlere (Bono dhe Obligacione). Cfare do te thote kjo? Fondi do te mbledhe para nga investitoret duke i grumbullar ato dhe me pas do ti perdore keto para per te investuar ne Letra me Vlere. Fondi rregullohet nga autoriteti i Mbikqyrjes Financiare Shqiptare dhe sipas rregullave te tyre nje fond duhet te kete nje minimum prej 6 lloje te ndryshme Letrash me Vlere, dhe 70% e fondit do te investohet ne Bono dhe pjesa tjeter ne Obligacione dhe depozita.
Investimi juaj eshte shperndare ne disa Bono Thesari dhe ne disa Obligacione, dhe jo vetem ne nje. Fondi duhet te jete 5% ne para cash, duke e siguruar ate me fonde te cilat do te mund te shlyejne kedo qe deshiron te terhiqet nga fondi. Fondi eshte shume likuid, domethene ju mund te terhiqeni nga fondi kur te deshironi, duke fituar te gjithe interesin deri ne diten e terheqjes dhe pa paguar ‘gjobe’.

Cfare shlyerjeje mund te kem?

Sic permendem edhe me lart, 70% e fondit do te investohet ne Bono, cka varet ne kohezgjatjen dhe ne perfitimin. Pak a shume, sa me e gjate te jete periudha, aq me e larte do te jete shuma e perfituar. 25% do te investohet ne Obligacione Thesari qe ka nje kohezgjatje me te madhe dhe perfitim me te larte. Qellimi i fondit eshte qe te siguroje nje shlyerje te shumellojshme qe bazohet ne nje minimum investimi prej 5 000 Leke, qe sipas nesh mund te konsiderohet shume i mire.

Cfare eshte perfitimi?

Kjo eshte nje nga ato termat e finances qe tingellon i komplikuar…por ne te vertete eshte shume i thjeshte. Perfitimi eshte shlyerja apo pagesa qe ju merrni nga nje investim. Per shembull, nese ju keni nje llogari bankare, banka do te ofroje nje norme interesi prej 5%. Keshtu nese ju investoni 1000 njesi monedhe, fitimi juaj eshte 5% cka do te thote 50 njesi monetare. E njejta llogjike aplikohet edhe te Fondi Prestige.

A duhet te paguaj paguaj per kete sherbim?

Sigurisht! Gjithsesi sipas nesh pagesa eshte shume e ulet dhe transparente, ne nivel 1%. Pagesa 1% eshte nje pagese vjetore qe ju paguani per investimin tuaj ne baze ditore. Keshtu llogaritet 1% / 365 dite. Nuk ka pagesa te tjera per tu kryer. Shumica e fondeve te ofruara nga bankat ne vendet e tjera do te kerkonin edhe nje pagese ne rast terheqjeje, por ne rastin e Fondit Prestigj kjo nuk aplikohet.

Cfare shlyerjeje apo pagese mund te kem?

Shlyerja juaj do te pasqyroje shumen e Bonove dhe Obligacioneve te Thesarit te investuara ne Fond, natyrisht pasi zbritet komisioni i Administrimit. Fondi do te filloje investimin aktiv ne daten 1 mars. Por fitimin mbi Bonot e Thesarit dhe Obligacionet mund ta shikoni me lart.


Cfare alternativash kam?

Per investimet ne monedhen vendase ju jeni shume te kufizuar llogarite e depozitave ose Letrave me Vlere dhe deri me tani ju nevojitej nje minimum prej 300 000 per nje Bono ose 1 000 000 Leke per nje Obligacion, sic e permendem edhe me lart. Pervec kesaj ju nuk keni mundesi te tjera investimi ne Leke.

Cfare duhet te bej qe te investoj?

Raiffeisen Bank po ofron fondin Prestige nepermjet degeve te saj, keshtu qe thjesht telefono nje nga deget. Nese ju nuk jeni klient i bankes, thjesht paraqituni ne banke me karten tuaj te identitetit.

Konkluzion:

Neve na pelqen ky fond dhe mendojme se eshte i thjeshte per tu kuptuar, eshte transparent, fillon me nje minimum te mire prej 5 000 Leke dhe eshte i vetmi lloj investimi ne Leke.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi