Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Lapidari nuk hiqet! Empty Lapidari nuk hiqet!

Thu 10 Jan 2013 - 17:06
Lapidari nuk hiqet! Lapidari-presheve-uqpmb5Lapidari në Preshevë
Përfaqësuesit
shqiptarë të Luginës së Preshevës i janë përgjigjur kryeministrit të
Serbisë, Ivica Daçiq, se lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së i vendosur
në qendër të Preshevës, nuk do të hiqet nga shqiptarët. Ndërsa nëse
tentohet të hiqet dhunshëm, ata thonë se do të ketë reagime nga gjithë
qytetarët shqiptarë të komunave lindore.
Disa nga përfaqësuesit e shqiptarëve
kërkojnë që kjo çështje të zgjidhjet me dialog, madje i gjithë problemi
i Luginës së Preshevës të shtrohet në dialogun Prishtinë-Beograd. Këtë
kërkesë e kanë deklaruar edhe përfaqësuesit e Lëvizjes për Bashkim në
Kosovës, të cilët thonë se bisedimet Prishtinë-Beograd nuk do të kenë
kuptim nëse në to nuk shtrohet edhe çështja e Kosovës Lindore.

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka
thënë se lapidari nuk është vendosur që të hiqet, dhe se sipas tij,
shqiptarët nuk do t’i përgjigjen në asnjë mënyrë deklaratës së Daçiqit
që me vetëdëshirë ta largojnë pllakën përkujtimore të dëshmorëve të
UÇPMB-së.

Mustafa ka thënë se nëse Daçiqi do ta
heqë lapidarin në mënyrë të dhunshme, lidershipi shqiptar i Luginës do
të mblidhet dhe do të vendosë se çfarë masash të marrë.

“Megjithatë, gjithçka mund të jetë e
paparashikuar dhe nuk mund të paragjykoj me herët se çfarë do të jenë
skenat dhe situatat nëse Daçiq merr vendim për vandalizëm. Pas heqjes
së lapidarit konsideroj se mund të krijohen situata të pakëndshme”,
është shprehur Ragmi Mustafa.

Ndërkaq, Galip Beqiri, kryetar i
Këshillit Nacional Shqiptar, deklaratat kërcënuese të Daçiqit i ka
cilësuar si të pafavorshme për shtetin serb, sidomos tani që Serbia
është në fazën e dialogut. Por, siç ka thënë Beqiri, pas reagimit që
bëri presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ai pret që edhe faktori
ndërkombëtar të gjejë zgjidhje paqësore.

“Qeveria e Shqipërisë, Sali Berisha ka
reaguar por, edhe Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar do të
ndërhyjë që kjo çështje të zgjidhet në formë paqësore pa incidente edhe
po besoj që përmendorja nuk do të hiqet, por do të gjendet ndonjë
modus tjetër. Dhe këto deklarata kërcënuese shkojnë në favor tash të
bisedimeve. Daçiqi do të pozicionohet gjithnjë e më tepër në pozita më
të forta për shkak të bisedimeve, më tepër e ka për faktorin e
brendshëm serb dhe për konsumin politik në Serbi”, ka thënë Beqiri.

Analisti Belgzim Kamberi, ka thënë që
Daçiqi në bazë të këtyre deklaratave kërcënuese po e shantazhon edhe
dialogun aktual që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, sikurse Serbia po ashtu edhe Kosova, po e politizojnë
çështjen e Luginës së Preshevës për çështje të brendshme si dhe për ta
shantazhuar njëra-tjetrën gjatë dialogut.

“Edhe Prishtina zyrtare po e përdor
Luginën e Preshevës kinse për të vendosur masa reciprociteti, të cilat
nuk i kanë vendosur kurrë, e që realisht nuk ka reciprocitet. Pra, në
një anë edhe Beogradi edhe Prishtina po e përdorin çështjen e Luginës
së Preshevës për të shantazhuar reciprokisht, por edhe për nevoja të
brendshme të tyre. Kjo është për të ardhur keq sepse nuk është një
qasje serioze për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën”, është shprehur
Kamberi.

Ditë më parë në një deklaratë për medie
lidhur me largimin e pllakës përkujtimore në Preshevë, Jonuz Musliu,
ish-përfaqësues politik i UÇPMB-së dhe njëherazi lider i Lëvizjes së
Progresit Demokratik, ka thënë se nuk do të lejohet që të nëpërkëmbet
ideali i dëshmorëve, as pllaka përkujtimore dhe as sibolet kombëtare.

“Nuk e di pse ua vret syrin zyrtarëve të
Beogradit ajo përmendore, e cila nuk është vendosur në qendër të
Preshevës për të provokuar askënd. Jo vetëm ne, por çdokush respekton
dëshmorët”, është shprehur Musliu. Ai gjithashtu pati kërkuar nga
organet shtetërore të Kosovës që të gjej zgjidhjen për çështjen e
shqiptarëve të Luginës së Preshevës./Zëri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi