Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sekrete të vogla për qerpikë perfektë  Empty Sekrete të vogla për qerpikë perfektë

Sun 4 Aug 2013 - 21:27
Sekrete të vogla për qerpikë perfektë  510a621b-fb54-4757-93c9-2e33a5c30a3e---0-Për të forcuar qerpikët aplikoni vetëm një lëvizje të furçës pa akumuluar tepër rimel. Për një look natyral , por të kujdesshëm përdorni një furçë të vogël për të hequr rimelin e tepërt. Për qerpikë të kthyer, nëse nuk dëshironi të përdorni pajisjen e posaçme për kthimin e tyre, atëherë aplikojeni rimelin fillimisht në pjesën e sipërme të qerpikëve të sipërm, më pas drejt pjesës së poshtme të tyre.

Ngjyrat
Rimeli i zi është klasik, veçanërisht për brunet. Për femrat me flokë më të çelët dhe vetulla të errëta duhet përdorur vetëm në mbrëmje. Përdorni rimel kafe gjatë ditës. Rimelët blu dhe jeshilë nuk janë ndër më të lëvduarit, por mund t’i përdorni nëse ju pëlqejnë. Vetëm kujtohuni që ngjyra e rimelit duhet të ketë të njëjtën nuancë me ngjyrën e syve.

Sekrete të vogla
Qerpikët tuaj mund të duken më të gjatë nëse filloni ta aplikoni rimelin nga majat e qerpikëve duke shkuar në mënyrë zig-zag drejt rrënjëve. Tingëllon e komplikuar, por është një veprim i thjeshtë. Kur qerpikët janë shumë të gjatë, me majën e tyre, njollosin kapakët duke lënë disa pika të zeza. Përdorni një kruajtëse veshësh për t’i pastruar ato. Mos e aplikoni rielin në qerpikët e poshtëm, pasi krijon një zonë të zezë përreth syrit.
E fundit dhe më e rëndësishmja – pa marrë parasysh sesa profesionale e keni maskarën tuaj, ju duhet ta hiqni atë çdo natë me produktin e duhur. Përndryshe do t’ju duhet të trajtoni inflamacionin e syve.ikub.al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi